Banka popullore vazhdon me shtrëngimin e politikës monetare: normat e interesit janë rritur për 0,5 p.p.
Shkup, 8 shkurt 2023
Më 7 shkurt 2023 u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të Bankës Popullore, ku u rishqyrtuan të dhënat dhe informacionet më të fundit të ekonomisë vendase dhe globale si dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendase në kontestin e politikës monetare.
Në mbledhjen e Komitetit u vendos norma bazë e interesit e bonove të thesarit të rritet për 0,5 p.p. deri në nivel 5,25%. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt nuk ka ndryshuar dhe shënon 10 miliardë denarë. Në pajtim me rritjen e normës bazë të interesit, do të zbatohet edhe norma bazë e interesit më e lartë të kredive mbrenda natës. Në mbledhje u vendos edhe për rritjen e normave të interesit për depozitat mbrenda natës dhe shtatë ditore, gjithashtu për 0,5 p.p. Këto norma bazë të interesit do të zbatohen prej më datë 15.2.2023. Me këto ndryshime, Banka popullore edhe në fillim të këtij viti vijon me shtrëngimin e politikës monetare, që fillioi nga fundi i vitit 2021, përmes zbatimit të disa instrumenteve, për të ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit dhe stabilitetin e inflacionit afatmesëm.
Në mbledhjen u konstatua se arritjet e treguesve kryesorë makroekonomikë janë kryesisht në përputhje me pritshmëritë. Megjithatë, mjedisi për zbatimin e politikës monetare është ende i paqartë dhe kërkon kujdes. Inflacioni i përgjithshëm ka filluar të ngadalësohet në fund të vitit të kaluar, në përputhje me uljen e çmimeve botërore, dhe pritet që ky trend të vazhdojë edhe në vitin aktual. Megjithatë, duke pasur parasysh fuqinë dhe kohëzgjatjen e goditjeve të jashtme të çmimeve, pavarësisht zhvendosjes së favorshme, inflacioni është ende në nivele më të larta dhe imponon nevojën për monitorim të kujdesshëm të pritjeve inflacioniste. Në raport me treguesit e tjerë të rëndësishëm për politikën monetare, lëvizjet e tregut valutor janë të qëndrueshme, dhe vërehen trendet më të favorshme në fushën e kursimeve në monedhë vendase dhe në afat të gjatë.
Duke pasur parasysh ndërlidhjen e monedhës sonë me euron, gjatë vendimmarrjes ndikojnë edhe ndryshimet në politikën monetare të Bankës Qendrore Europiane, ku në mbledhjen e 2 shkurtit mori vendim për rritjen e normave bazë të interesit për 0,5 p.p.
Në raport me treguesit e fundit, çmimet vendase në muajin dhjetor shënuan rënie të lehtë, norma vjetore e inflacionit edhe më tej është ngadalësuar në 18,7%. Norma mesatare vjetore e inflacionit për të gjithë vitin 2022 është 14,2% dhe është në përputhje me projeksionet e fundit të Bankës Popullore prej 14,3%, ndërsa del në pah rritja e çmimeve botërore të ushqimit dhe energjisë, duke përfshirë edhe çmimin vendas të energjisë elektrike dhe ngrohjes dhe efektin e transferimit të tyre dhe në bazë të çmimeve produkteve dhe shërbimeve të tjera, në mungesë të burimeve të mjaftueshme vendase për të zbutur këto goditje. Pasiguria për dinamikën e ardhshme të çmimeve të produkteve parësore në bursa, dhe veçanërisht të produkteve energjetike, ekziston ende për shkak të zhvillimeve ushtarake në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak se ende është jashtëzakonisht e rëndësishme të zbatohen politika të kujdesshme vendase dhe menaxhim i kujdesshëm të kërkesës vendase.
Niveli i rezervave valutore, në fund të muajit janar, plotëson standardet ndërkombëtare të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit në monedhë vendase, gjegjësisht ato edhe më tej janë në nivel të duhur. Lëvizjet e tregut valutor vendas edhe gjatë muajit janar ishin relativisht stabile, ku Banka Popullore ka qenë e pranishme herë pas here në tregun valutor. Lidhur me të dhënat e fundit të disponueshme nga sektori i jashtëm, deficiti tregtar në vitin 2022 është më i ulët se pritshmëritë, gjë që kontribuoi për arritje më të mira në rezervat valutore. Arritjet e fundit të tregut valutor që nga fillimi i vitit janë të favorshme dhe për momentin janë në përputhje me projeksionet e të hyrave neto nga transfertat private për tremujorin e parë të vitit 2023.
Sa i përket aktivitetit ekonomik vendas, arritjet në tremujorin e parë të vitit 2022, janë afër me ato të projeksioneve (rritja është 2,7% kundrejtë projeksioneve të Bankës Popullore prej 2,5%), dhe të dhënat e disponueshme me frekuencë të lartë për tremujorin e katërt janë në shtojcë të pritjeve se ngadalësimi i rritjes do të vazhdojë deri në fund të vitit. Prandaj, të dhënat për këtë periudhë tregojnë rënie reale vjetore të qarkullimit të përgjithshëm në treg, pas rritjes së vogël në tremujorin paraprak, si dhe tendencave të mëtejshme të pafavorshme në prodhimin industrial dhe punimeve në ndërtim. Nga ana tjetër, rritja e qarkullimit në hotelieri është ende e lartë dhe po përshpejtohet në nivel vjetor.
Në aspekt të lëvizjeve monetare, në dhjetor të vitit 2022 aktiviteti kreditor në bazë vjetore vazhdon të rritet edhe më tej, por në mënyrë më të moderuar, veçanërisht në segmentin e amvisërisë, në pajtueshmëri me pritshmëritë. Rritja tek depozitat përshpejtoi dhe i tejkaloi pritshmëritë, ndërsa prirja e popullatës për të kursyer në denarë dhe periudhë më afatgjate është rritur.
Në përgjithësi, mjedisi i pasigurt dhe i ndryshueshëm si dhe rreziqet e theksuara kërkojnë zbatimin të kujdesshme të politikave të brendshme. Banka Popullore mbikëqyr nga afër të dhënat dhe rreziqet makroekonomike dhe është e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme si dhe të marrë masa që do të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit, stabilitetin e pritjeve inflacioniste dhe stabilitetin afatmesëm të çmimeve.