Shkup, 7 shkurt 2023
Bankat komerciale, në përputhje me rregulloren ekzistuese ligjore të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe rregulloren nënligjore, duhet t'i përditësojnë rregullisht të dhënat personale të klientëve. Në kushtet moderne ku shërbimet bankare elektronike dhe mobile përdoren gjithnjë e më shpeshë, në përputhje me dispozitat ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e pagesave, është e domosdoshme bankat të mbajnë komunikim të rregullt me klientët, me qëllim të realizimit të sigurt të shërbimeve dhe mbrojtjes së përdoruesve të produkteve dhe shërbimeve financiare.
Bankat duhet të vertetojnë identitetin e klientit ose pronarit të vërtetë gjatë vendosjes së marrëdhënies afariste. Çdo bankë, me akt të brendshëm, përcakton frekuencën e përditësimit të dokumenteve dhe të dhënave të nevojshme për ndjekjen e marrëdhënies afariste me klientët. Kur ndryshon ndonjë nga të dhënat personale (adresa, letërnjoftim i ri, etj.), klienti është i detyruar përkatësisht të njoftojë bankën shërbimet e së cilës i përdor.
Bankat duhet t'i informojnë qytetarët për mënyrën më të thjeshtë, më të lehtë dhe më të shpejtë me të cilën mund të përditësojnë të dhënat e tyre personale, si dhe sa shpesh duhet të përditësojnë të dhënat e tyre personale në bankë (edhe kur nuk ka ndryshim në të dhënat). Në disa banka ekziston mundësia që përditësimi i të dhënave të kryhet në mënyrë elektronike, pa ardhur në sportel.
Gjetja e mënyrave për njoftimin e risive në rregullore, si dhe komunikimi i rregullt me klientët për të gjitha aspektet e përdorimit të shërbimeve nga sektori bankar, kontribuon në rritjen e besimit të qytetarëve në sektorin bankar, ndërsa me këtë reduktohet hapësira për spekulime dhe dezinformata që mund të prishin stabilitetin e sistemit bankar.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}