Shkup, 6 prill 2022
Me formalizimin e bashkëpunimit mes Bankës Popullore (BP) dhe Universitetit të Europës Juglindore (UEJL), si një nga institucionet e arsimit të lartë në vend, do të arrihet synergji në përmirësimin e hulumtimit dhe ndërtimit të kuadrove të reja dhe cilësore në fushën e makroekonomisë dhe financave. Për atë qëllim, sot u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes dy institucioneve nga ana e guvernatorës së BP, Anita Angellovska-Bezhoska dhe rektorit të UEJL, Abdulmenaf Bexheti, në prani të viceguvernatorit Fadil Bajrami.
Me Memorandumin parashikohet realizimi i shumë aktiviteteve të përbashkëta nga Banka Qëndrore dhe Univerziteti. Është planifikuar kuadra nga BP të jenë lektorë të ftuar në Universitetin e Europës Juglindore (UEJL). Gjithashtu është parashikuar që Banka Qëndrore të kontribojë në hartimin e programeve të reja studimore për politikën monetare, makroekonominë dhe bankat. Nga ana tjetër, profesorët dhe hulumtuesit universitar, së bashku me punonjësit e Bankës Qëndrore, do të bashkëpunojnë në kërkime dhe analiza. Parashikohen edhe tryeza të rrumbullakëta, konferenca, seminare dhe shkëmbim të informacioneve mbi aktivitetet dhe ngjarjet e organizuara nga institucionet e vendit dhe nga jashtë.
“Është gjithmonë koha e duhur për t’iu përkushtuar ndërtimit të kapitalit njerëzor. Edukimi formal luan rol të rëndësishëm në ngritjen e produktivitetit të një ekonomie. Transferimi i praksës në arsim, si dhe mësimi i vazhdueshëm gjat karierës profesionale janë shumë të rëndësishme. Për atë qëllim, Banka Qëndrore, si insitucion që kryen analiza dhe hulumtime, ndërton partneritete me insitucionet arsimore. Përmes bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë, siç është Universiteti i EJL, duam të arrijmë synergji, përmes së cilës punonjësit tanë do të jenë mbështetje për qëllimin e tyre kryesor – veprimtarinë arsimore, ndërsa profesorët e UEJL do të na mbështesin në disa prej hulumtimeve tona”, tha guvernatorja Angellovska-Bezhoska.
“UEJL është i vetëdijshëm për rolin arsimor dhe hulumtues në kapitalin njerëzor dhe shoqëror, mban dhe zhvillon përkushtimin e madh për të kontribuar në komponentin më të rëndësishëm dhe sfidues për momentin, atë të burimeve njerëzore, jo vetëm në kuptimin sasior, por edhe në atë cilësor, gjithashtu edhe identifikimin e profileve të nevojshme me njohuri specifike të tregut të punës. Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL, ka vite që e zbaton praktikën me lektorë nga kjo fushë, veçanarisht ekspertë të Bankës Popullore, por sot bashkëpunimin e vazhdueshëm e zyrtarizojmë me aktivitete konkrete, nëpërmjet të cilave kuadrot e Bankës Popullore dhe kuadri akademik i UEJL do të japin një kontribut konkret në hartimin e programeve të reja të studimit për nevojat e politikës makroekonomike, sistemit monetar dhe financiar. Ato do të kryhen nëpërmjet të organizimit të takimeve, tryezave të rrumbullakëta, konsultimeve dhe formave tjera të bashkëpunimit. Kjo edhe një herë dëshmon vendosmërinë e fortë të Universitetit për ofrimin e programeve studimore cilësore të bazuara në analiza të forta dhe të mbështetura nga komuniteti më i gjërë dhe nga institucionet relevante në vend”, tha Rektori Bexheti.
Banka Popullore ka nënshkruar Memorandume për bashkëpunim edhe me universitete tjera dhe është e hapur për formalizimin e bashkëpunimit edhe me institucione tjera arsimore dhe shkencore.