„CEF-i e sheh qasjen e Bankës Popullore si një shembull të shkëlqyeshëm për shumë institucione tjera në rajon, një qendër e vërtetë e dijes. Një koncept që përpiqemi ta promovojmë përmes punës tonë.“ Kjo u theksua nga Jana Repanshek, drejtoresha e Qendrës për Eskelencë në Financa nga Lubjana, Slloveni.
Njoftim i Qendrës për Ekselencë në Financa (CEF), nga Lubjana, Slloveni.
Në sesionin tonë të fundit, në mënyrë që të fitojmë njohuri për institucionet e suksesshme në të gjithë EJL-në, ishim të nderuar të presim ekipin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV).
Përveç viceguvernatores së Bankës, Ana Mitreska, në ngjarje morën pjesë edhe kolegët e saj nga Drejtoria për Menaxhim me Burimet Njerëzore, Funksionin për Strategji dhe Rreziqe Operative dhe Njësia për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kabinetin e Guvernatorit. Mitreska vuri në dukje pikat kryesore të cilat janë një parakusht që institucionet dhe vendet të rriten në një mënyrë të qëndrueshme, zgjuar dhe gjithëpërfshirëse: „Parakushti themelor për të gjithë këtë është të posedosh kapital njerëzor me cilësi të lartë me njohuri, aftësi dhe vlera thelbësore për bashkëpunim, tolerancë dhe kuptim të diversitetit. Nevoja tjetër kryesore për të rritur potencialin e rritjes është përqendrimi në dimensionin e cilësisë së fuqisë punëtore.“
Ashtu si institucionet tjera të shumta në rajon, edhe BPRMV-ja u përball me nevojën për të përshtatur mjedisin e saj me rrethanat e reja të imponuara nga pandemia e Kovid-19. Por, pranimi i shpejtë i realitetit të ri të punës nuk do të ishte i mundur pa njerëzit e saj. Pikërisht investimi në kapital njerëzor, i cili u bë në disa dekadat e fundit, i mundësoi ndryshimet e tilla. Kultura e korporatave që e ushqejnë me kujdes si bankë qendrore është orientuar tradicionalisht drejt investimit në njohuritë, aftësitë dhe potencialin e punonjësve të saj. Mundësia që punonjësit vazhdimisht të përmirësojnë njohuritë e tyre, mendimet kritike dhe aftësitë e tyre ndërsa lidhen me moshatarët e tyre nëpër të gjithë botën, është një nga bazat që një institucion të bëhet „punëdhënës i dëshirueshëm“ për talentet e rinj.
Jemi jashtëzakonisht krenar se për BPRMV-në, CEF-i është një nga partnerët e saj kryesorë në këmbimin e njohurive dhe përvojës profesionale në dhjetë vitet e fundit. Ne gjithashtu i jemi mirënjohës të gjithë stafit të Bankës për pranimin se CEF-i, edhe para krizës së fundit shëndetësore, filloi me ndryshime të mëdha, me ndihmën e veglave të reja për dixhitalizim, të cilat mundësojnë që procesi i mësimit të bëhet më gjithëpërfshirës dhe ndërveprues. Kampusi për mësim në distancë dhe kurset e përziera janë një shembull i cili u dëshmua si vizionar dhe kritik në pandeminë e vitit 2020, duke mundësuar vazhdimin e pandërprerë të procesit për mësim.
CEF-i gjithashtu sheh qasjen e Bankës Popullore si një shembull i shkëlqyeshëm për shumë institucione tjera në rajon, një qendër e vërtetë e dijes. Një koncept që përpiqemi ta promovojmë përmes punës tonë. Si drejtor i CEF-it, Jana Repanshek thekson: „Me padurim presim të punojmë me ekspertë nga BPRMV-ja për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e investimeve strategjike në kapitalin njerëzor. Jemi të gëzuar që kemi një partner, i cili, bashkë me ne do të vërtetojë nevojën që institucionet të përqendrohen në atë që e njohim si gjashtë blloqe ndërtimore për t’u bërë dhe të jemi një organizatë për mësim: Qeverisje dhe kulturë, partneritet, fonde për mësim dhe ndarje të njohurive, fitim, mbulim dhe ndarje të njohurive, komunikim në lidhje me mësimin, dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, monitorim dhe vlerësim.“