Shkup, 5 mars 2023
Fillimi i programit rajonal trevjeçar i financuar nga BE-ja, qëllimi i së cilit është të mbështesë bankat qendrore dhe agjencitë e mbikëqyrjes bankare të vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm për anëtarësim në BE nga Ballkanit Perëndimor, është shënuar edhe me buletin dhe video të veçantë, të përgatitura nga Banka e Italisë si nikoqire e takimit fillestar, e mbajtur në shtator të vitit 2022.
Programi rajonal është në vlerën prej 3 milionë euro, të cilat janë siguruar përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA) dhe paraqet vazhdimësi të një nisme të ngjashme dhe aktiviteteve të projektit të cilat u përfunduan me sukses në vitin 2021.
„Suksesi i programit të parë rajonal krijon pritshmëri të mëdha për programin e radhës, ku trajnimet e përbashkëta zgjerohen në 6 fusha të tjera të operimit”, thekson në videon Daniela Parat Jovanovska, këshilltare-eksperte në Bankën Popullore, duke shtuar se masat dypalëshe janë përshtatur dhe ofrojnë hapësirë për përmirësime të thelluara të synuara në fushat e përzgjedhura nga vetë bankat qendrore.
Bartës të programit janë Deutsche Bundesbank, së bashku me 19 banka qendrore kombëtare të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ) dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh, aktiviteteve dhe trajnimeve të ofruara, programi do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të vendeve - përfituesve të fundit, veçanërisht duke përmirësuar mjetet e tyre analitike dhe politikat dhe duke transferuar standardet më të mira ndërkombëtare dhe europiane në praktikat kombëtare. Përfitues të programit janë Banka e Shqipërisë, Banka Qendrore e Bosnjë dhe Hercegovinës, Agjencia Bankare e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Agjencia Bankare e Republikës Serbe, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Banka Qendrore e Malit të Zi, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Banka Popullore e Serbisë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}