Shkup, 5 janar 2023
Në Muzeun e Bankës Popullore më 7 janar, pas gjashtë muajsh mbyllet ekspozita “Vlefshmëria dhe vlerat”, e cila iu kushtua trashëgimisë kulturore të prezantuara në kartëmonedhat aktuale të parave maqedonase. Ekspozita u organizua në kuadër të aktiviteteve me të cilat Banka Popullore shënoi 30 vjetorin e pavarësisë monetare të Maqedonisë dhe futjen e denarit si mjet kombëtar për pagesë.
Ekspozita "Vlefshmëria dhe vlerat", e cila përmes dhurimit të artefakteve u mbështet nga shtatë muzetë maqedonas, mundësoi një pasqyrë në përzgjedhjen unike, prezantimin dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore, prezentuar për emetimin aktual të kartëmonedhave maqedonase nga viti 1996 e deri më sot. Në kuadër të ekspozitës së hapur u prezantuan vlerat historike dhe kulturore të transferuara në para maqedonase. Në vitet e kaluara, Banka Popullore, si dhe përmes ekspozitës, jep një kontribut të përhershëm në trashëgiminë e pasur historike, arkeologjike dhe kulturore të shtetit maqedonas, duke avokuar për ruajtjen e mëtutjeshme të vlerave shpirtërore dhe multikulturore të shtetit, të përkthyera në para maqedonase.
Në gjashtë muajt e fundit, duke filluar nga 7 korriku 2022, Muzeu i Bankës Popullore priti rreth 3000 vizitorë, të cilët panë Izidën e Ohrit, bizhuteritë e arit të zonjave Lihnid, "ikonën" e dhjatës së vjetër “Xhoshua dhe Keleb”, ngjyrat e Xhamisë së larme, lulëkuqen maqedonase, pra tiparet e trashëgimisë më domethënëse arkeologjike, artistike, arkitekturore dhe natyrore të zonave lokale të pasqyruara në monedhën tonë. Hapësira dhe mjediset e muzeut u përdorën për të mbajtur intervista, debate, ekspozita dhe ngjarje publike. Gjithashtu janë organizuar rreth 100 ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}