Shkup, 4 dhjetor 2025
Më 18 dhjetor 2025 (e enjte), me fillim në ora 14, në hapësirat e Bankës Popullore do të mbahet sesioni i 56-të i Klubit të Hulumtuesve.
Nëse dëshironi të prezantoni materialin tuaj të punës në këtë sesion të Klubit të Hulumtuesve, ju ftojmë të regjistroheni duke e dërguar materialin në e-mail adresën: [email protected], jo më vonë se 12 dhjetor 2025 (e premte).
Punimet që prezantohen në sesionet e Klubit, duhet të jenë të hartuara në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, që nënkupton analizë empirike, si dhe konkluzione të sistematizuara nga hulumtimi.
Në sesionet e Klubit si platformë për diskutim dhe këmbim të mendimit profesional mund të prezantohen rezultate dhe gjetje edhe të hulumtimit/punimit që është në version punues.
Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është platformë e hapur për prezantim dhe diskutim të punimeve shkencore-hulumtuese, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Anëtarësimi në Klubin e Studiuesve është i hapur, për të cilin mund të shihni informacione më të hollësishme në faqen e internetit të Bankës Popullore www.nbrm.mk, në pjesënKlubi i Hulumtuesve
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}