Shkup, 3 shtator 2021
Funksionimi i suksesshëm i Bankës Popullore është vendimtar për ekonominë maqedonase. Kjo është dëshmuar edhe gjatë viteve, dhe veçanërisht nga fillimi i krizës së koronës, ku u konfirmua se kapaciteti që Banka Popullore kishte ndërtuar, mundësoi që të veprohet në kohë dhe në mënyrë efikase brenda mandatit të saj për të mbështetur ekonominë në menaxhimin e efekteve të krizës. Stabiliteti i çmimeve dhe stabiliteti financiar janë parakusht për zhvillim ekonomik dhe sigurojnë hapësirë të cilën duhet ta shfrytëzojnë bartësit tjerë të politikave për të realizuar reforma strukturore të cilat do të mbështesin rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjate.
Për këtë u informua shefi i ri i çështjeve ekonomike dhe politike pranë ambasadës së SHBA-së Christopher Zimmer në takimin e parë me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska. Në takim, mes të tjerash, theksi u vë në vëzhgimet e Bankës Popullore mbi situatën ekonomike, veçanërisht në sektorin financiar, si dhe në pritjet për periudhën e ardhshme, në përputhje me parashikimet. Ku edhe një herë u konfirmua se do të vazhdojë mbështetja për ekonominë maqedonase, për të cilën bashkëpunimi dhe komunikimi me Bankën Popullore ka një rëndësie të madhe, parashikimet e së cilës janë vendimtare për perceptimet e publikut ndërkombëtar, përfshirë edhe investitorët. Në takim u diskutua reth indikatorëve më të fundit për stabilitetin financiar, veçanërisht për sistemin bankar. Gjithashtu u theksua se është shumë e rëndësishme se në rrjedhën e deritanishme të krizës së koronës, kreditë me probleme janë në nivel të ulët, ku fokusi i mbikëqyrjes është në monitorimin e rrezikut të kredisë. Njëkohësisht, u theksua se sjellja e kujdesshme e bankave me ndërtimin e mëtejshëm të kapitalit ka një rëndësi të madhe, për të cilën Banka Popullore gjithashtu kontribuoi me veprimin e saj si rregullator.
Biseduan edhe për parashikimet makroekonomike dhe pritjet ekonomike për periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh se janë të rëndësishme edhe për perceptimet e kompanive amerikane për tregun maqedonas. U cek edhe pritshmëria për vitin e ardhshëm për kthimin e rritjes ekonomike në nivelin e para krizës, e cila kushtëzohet nga zhvillimet e mëtejshme me pandeminë.
Në takim u theksua edhe rëndësia e gatishmërisë së ekonomisë për transformim digjital dhe pranim të teknologjive të reja. Në atë kontekst, gatishmëria për të mbështetur zhvillimin e sektorit Fintech u veçua si e rëndësishme, për të cilën Banka Popullore tashmë po përgatit një strategji kombëtare. Për të, pritet edhe interes ndërkombëtar, sepse do t'u prezantohet edhe kompanive Fintech që janë të interesuara të marrin pjesë në tregun maqedonas, dhe veçanërisht pas miratimit të Ligjit të ri për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave.
Në fund të takimit u theksua se funksionimi i suksesshëm i Bankës Popullore vlerësohet shumë nga institucionet financiare ndërkombëtare, për shkak të së cilave vëzhgimet, vlerësimet dhe vendimet e saj do të jenë vendimtare për pikëpamjet dhe vlerësimet edhe të trupit diplomatik.