Shkup, 3 mars 2023
Bashkëpunimi mes Bankës Popullore dhe Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i cili do të vendoset më afër me memorandumin e nënshkruar, do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të aktiviteteve për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit. Është bërë marrëveshje për sigurim të mbështetjes financiare për qasje të vazhdueshme të mbikëqyrësve të autorizuar të Bankës Popullore deri te baza ndërkombëtare e të dhënave, që kontribuon në plotësimin e kompetencave ligjore të bankës qëndrore për licencim dhe mbikëqyrje. Në takimin e guvernatorës Anita Angellovska – Bezhoska dhe Viktorija Gligorova, drejtoreshë gjenerale e mbikëqyrjes, me David Oberhuber, drejtori i Zyrës së GIZ për Maqedoninë e Veriut dhe Ilija Bundaleski, këshilltar në Programin global për parandalim të flukseve të paligjshme të parave për Maqedoninë e Veriut, u diskutua edhe për hapat e ardhshme për përmirësim të mëtejshëm të aktiviteteve të parandalimit të flukseve të paligjshme financiare.
Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska theksoi se autorizimet mbikëqyrëse të Bankës Popullore, si një nga institucionet që kontribuon në sferën e parandalimit të larjes së parave, kërkojnë zbatimin e disa masave të caktuara dhe veprimeve ndaj bankave, kursimoreve, këmbimoreve dhe ofruesëve të shërbimeve të transferit të shpejtë të parave, si dhe institucione tjera financiare të cilat ofrojnë shërbime pagesore për parandalim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjelltë me GIZ-in, si dhe mbështetjen e lidhjes së Bankës Popullore me platformën, bazën e të dhënave, mbikëqyrësit e Bankës Popullore do të kenë qasje deri te burimet ndërkombëtare të të dhënave për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, parimisht deri te listat me sanksione ndërkombëtare dhe deri te të dhënat tjera relevante. Njëkohësisht, shtoi se me këtë Memorandum mundësohet rritja e efikasitetit në zbatimin e rekomandimeve dhe standardeve ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim ti parandalojnë këto aktivitete të paligjshme dhe dëmin që ato mund t’ia shkaktojnë shoqërisë, të sjella nga organi monitorues global për larje të parave dhe financim të terrorizmit – Grupi punues i aktiviteteve financiare (FATF).
Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim së bashku me Ministrinë Norvegjeze të Punëve të Jashtme i mundësoi mandat GIZ-it nëpërmjet Programit Global të ballafaqimit me flukse të paligjshme financiare ti zbatojë aktivitetete e saj me të cilat siguron mbështetje për pëforcim dhe zhvillim të sistemeve globale, rajonale dhe kombëtare për luftë kundër flukseve të paligjshme financiare. GIZ-i në mënyrë aktive është e angazhuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga viti 1992 duke nisur bashkëpunim me partnerët lokal të kushtuar në mbështetjen me përpjekjet reformuese të vendit në BE përmes qasjeve të ndryshme inovative të zhvillimit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}