Banka Popullore shpall thirrje për dorëzimin e punimeve për sesionin e 55-të të Klubit të Hulumtuesve

Shkup, 2 shtator 2025

Shkup, 2 shtator 2025   

Më 25 shtator 2025 (e enjte), me fillim në ora 14, në hapësirat e Bankës Popullore do të mbahet sesioni i 55-të i Klubit të Hulumtuesve. 

Nëse dëshironi të prezantoni materialin tuaj të punës në këtë sesion të Klubit të Hulumtuesve, ju ftojmë të regjistroheni duke e dërguar materialin në e-mail adresën: [email protected] , jo më vonë se 15 shtatori 2025 (e hënë). 

Punimet që prezantohen në sesionet e Klubit, duhet të jenë të hartuara në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, që nënkupton analizë empirike, si dhe konkluzione të sistematizuara nga hulumtimi.

Në sesionet e Klubit si platformë për diskutim dhe këmbim të mendimit profesional mund të prezantohen rezultate dhe gjetje edhe të hulumtimit/punimit që është në version punues.

Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është platformë e hapur për prezantim dhe diskutim të punimeve shkencore-hulumtuese, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Anëtarësimi në Klubin e Hulumtuesve është i hapur, për të cilin mund të shihni informacione më të hollësishme në faqen e internetit të Bankës Popullore www.nbrm.mk, në pjesën Klubi i Hulumtuesve.