Shkup, 2 prill 2021
„Sllovakia është një mbështetëse e fortë e qëllimeve strategjike të vendit tuaj për integrimin evropian. Prandaj, parashikohet mundësia për vendosjen e bashkëpunimit në disa segmente, përfshirë këtu edhe fushën e bankave qendrore. Banka Popullore është një partner i fortë për realizimin e këtyre aktiviteteve të planifikuara, përmes shkëmbimit të përvojave dhe përvetësimit të njohurive të reja në bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Sllovakisë dhe ne ia shtrojmë dorën për të zbatuar projekte të përbashkëta dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin.“
Këtë e deklaroi ambasadori sllovak, Henrih Markush, në takimin me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, të iniciuar prej tij, në mënyrë që të mbështesë Bankën Popullore përmes implementimit të disa projekteve.
Në takim, guvernatorja Angelovska-Bezhoska shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe iu referua marrëdhënieve të vendosura me bankat qendrore të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, përfshirë këtu edhe Bankën Popullore të Sllovakisë, me të cilën banka jonë qendrore kohëve të fundit përfundoi me sukses projektin e binjakëzimit „Forcimi i kapacitetit institucional të Bankës Popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në SEBQ.“
„Shkëmbimi i përvojave me kolegët evropianë dhe përvetësimi i njohurive të reja është një angazhim i vazhdueshëm i Bankës Popullore, e cila është një mjet i rëndësishëm përmes të cilit ndërtohet kapaciteti dhe forcohet pavarësia e institucionit. Kjo mundëson përmbushjen më të mirë të qëllimeve dhe detyrave tona, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe kompanive.“ - tha guvernatorja.
Angelovska-Bezhoska vuri në dukje se banka jonë qendrore në fushën e saj të operimit ka interes për vendosjen e bashkëpunimit më të ngushtë dypalësh me Bankën Popullore të Sllovakisë, duke vazhduar iniciativën e guvernatorit të saj, Peter Kazhimir.
Ambasadori sllovak Markush dhe guvernatorja Angelovska-Bezhoska shprehën gatishmërinë e fortë për të thelluar bashkëpunimin.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}