Shkup, 2 mars 2023
“Tre vitet e kaluara sistemi bankar tregoi rezistencë të madhe ndaj krizave të përmasave të paprecedentë. Jo vetëm se e ruajti stabilitetin e saj, por njëkohësisht siguroi mbështetje të vazhdueshme financiare për sektorin privat, duke kontribuar në rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë.” Këtë e theksoi viceguvernatorja, Ana Mitreska, e cila morri pjesë në Forumin Ekonomik II të Shkupit, në panel-diskutimin “Strategjitë për ruajtjen e rritjes ekonomike gjatë kohëve të pasigurisë”, në të cilën morrën pjesë edhe ministri i financave, Fatmir Besimi dhe nënkryetari i Odës Ekonomike, Zoran Jovanovski.
Viceguvernatorja në prezantimin e saj tha se në fazë të dy krizave globale të njëpasnjëshme, sistemi bankar siguron mbështeje kreditore me rritje vjetore prej 8 - 9%, ndërsa financat nuk përqëndrohen vetëm në sektorin “popullsi”, por në mënyrë të konsiderueshme rritet mbështetja edhe për sektorin korporativ. Rreth 60% nga rritja e kredive në vitin 2022 vijnë nga kreditimi në sektorin korporativ, që paraqet mbështetjen më të fortë financiare për këtë sektor në periudhën e kaluar. Nënkuptohet se kjo ishte periudhë kur edhe kompanitë kishin nevojë likuiditeti për mjete qarkullimi në kushte të krizës energjetike, por të dhënat tona anketuese tregojnë se kërkesa e kredive është nxitur edhe nga nevojat e ndërmarrjeve për investime. Njëkohësisht, treguesit e gjendjes së bankave janë të favorshme. Kapitalizimi është në nivel afër 18% dhe cilësia e portofolit kreditor është e mirë, me pjesëmarrje të vendosjeve të këqija në totalin e vendosjeve, në nivel historik të ulët prej ndër 3%.
“Sistemi bankar u ballafaqua me krizat e gjendjes solide, që vjen si pasojë e kuadrit të fortë rregullatorë dhe mbikëqyrës, e përshtatur me standardet më të larta të politikave të kujdesshme të bankave. Në krizën aktuale, në të cilën ndërthuren rreziqet nga inflacioni më i lartë, rritja më e ulët, kriza energjetike, si rregullues veprojmë në mënyrë proaktive ndaj planit të sigurimit të kapitalit të mjaftueshëm në banka që të zbuten rreziqet e mundshme. Ashtu, për shembull, në dy raste i risim kërkesat e kapitalit në formë të shtresës mborjtëse kundërciklike për gjithësej 0,75 p.p.” thot Mitreska.
“Prandaj, ekonomia maqedonase ka sistem bankar të vendosur mirë i cili në një pjesë mundet ta mbajë transformimin strukturor të ekonomisë, e cila është e nevojshme për ne”, thekson viceguvernatorja. Ajo theksoi se mbështetja e shtuar financiare e drejtuar drejt diversifikimit ekonomik, sektorit energjetik të qëndrueshëm, projekte të qëndrueshme nga aspekti i mjedisit, digjitalizimit dhe inovacioneve mund të kontribuojë në rritjen e potencialit të rritjes së ekonomisë dhe mirëqenies së përgjithshme.