Shkup, 2 shkurt 2023
Të dhënat më të reja për aktivitetin kreditor të sistemit bankar tregojnë mbështetje solide kreditore të sektorit korporativ (11.5% në dhjetor), me rritje solide të kredive për investime në burimet e rinovueshme të energjisë. Banka Popullore deri më tani ka ndërmarrë disa masa për mbështetjen e financimit të këtij segmenti, duke përfshirë edhe ndryshimin e instrumentit të rezervës së detyrueshme, dhe aktualisht po punohet në përgatitjen e Strategjisë së Financave të Gjelbra në bashkëpunim me Bankën Botërore. Investimet në këtë segment do të zvogëlojnë cenueshmërinë e ekonomisë maqedonase dhe do të mbështesin stabilitetin makroekonomik. Kjo u theksua në takimin ndërmjet guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Angella Ageler.
Goditja globale energjetike ndjeshëm ka goditur ekonominë e Maqedonisë në disa segmente. Duke marrë parasysh varësinë e lartë energjetike dhe intensitetin e lartë energjetik, kjo goditje globale pati kontribut të madh në rritjen e inflacionit, dhe njëkohësisht kontribuoi në thellimin e deficitit tregtar. Në fakt, më shumë se 80% e thellimit të deficitit tregtar i referohet deficitit tregtar të energjisë. Për t’u përballuar me këtë cenueshmëri strukturore janë të nevojshme investime në sektorin energjetik, për të cilën është e nevojshme mbështetja nga sektori bankar, i cili vazhdimisht është në rritje. Duke marrë parasysh atë se pavarësisht periudhës së krizës, sistemi bankar ka ruajtur kapitalizimin dhe likuiditetin solid, ai ka kapacitet edhe më tej t'i mbështesë këto projekte që do të ndihmojnë në transformimin strukturor të ekonomisë sonë.
Duke folur për sfidat makroekonomike, si rezultat i normave të larta të inflacionit në nivel global dhe tensioneve gjeopolitike, guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se për të ruajtur stabilitetin është e nevojshme të vazhdohet edhe më tej me politika të matura makroekonomike.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}