Shkup, 1 dhjetor 2025
Guvernatori i Bankës Popullore, dr. Trajko Sllaveski, zhvilloi vizitë pune në Bankën e Anglisë në Londër, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimin e përvojave të ekspertëve me njërën nga bankat qendrore më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë.

Gjatë vizitës, guvernatori Sllaveski zhvilloi disa takime pune me përfaqësues të lartë të Bankës së Anglisë, përfshirë guvernatorin Endrju Bejli.
Një pjesë veçanërisht e rëndësishme e rendit të ditës ishin aktivitetet që lidheshin me menaxhimin e rezervave të arit. Në këtë kontekst, u organizua vizitë në thesarin e Bankës së Anglisë, ku Banka Popullore mban rezervat e saj në ar monetar, me qëllim njohjen më të mirë dhe përvetësimin e njohurive mbi procedurat operative për ruajtjen dhe trajtimin e arit monetar, mbrojtjen e sigurisë dhe mundësitë që ofron Banka e Anglisë për qasje në tregun e arit të Londrës, si tregu më i madh jashtë bursës në botë për këtë metal të çmuar.
Guvernatori zhvilloi gjithashtu takime pune me kryeekonomistin e Bankës së Anglisë, Hju Pill, dhe zëvendësguvernatoren Sara Briden. Në takime u diskutuan sfidat aktuale në zbatimin e politikës monetare dhe inovacionet teknologjike në sektorin financiar.
Vizita u organizua nga Qendra për Studime nga Fusha e Bankave Qendrore (CCBS) në Bankën e Anglisë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}