Shkup, 1 shtator 2020
Duke marrë parasysh efektet e zgjatura të krizës së Koronës, Banka Popullore zhvilloi disa takime me përfaqësuesit e Asociacionit Bankar Maqedonas (ABM) lidhur me periudhën e dytë të pagesës së shtyrë të detyrimeve të klientëve në bazë të kredisë.
Pas përfundimit të analizave dhe pas zhvillimit të disa takimeve me përfaqësuesit e ABM-së, njoftojmë publikun se:
-
Me ndryshimet rregullatore të miratuara nga Këshilli i Bankës Popullore, parashikohet që bankat t’u ofrojnë klientëve të tyre edhe një ndryshim të dytë të favorshëm të kushteve të kontratave për prodhimet e kredisë. Qëllimi është të ndihmohen klientët që janë prekur negativisht nga pandemia e Kovid-19.
-
Kushtet dhe mënyrën e ndryshimit të kushteve të kredisë për periudhën e dytë të shtyrjes së pagesës së detyrimeve në bazë të kredisë duhet t’i përcaktojnë bankat. Pritet që në ofertat e tyre, bankat të kenë kritere të përcaktuara qartë për miratimin e një periudhe të dytë të pagesës së shtyrë në mënyrë që të ndihmohen klientët që janë prekur nga Kovid kriza. Njëkohësisht, pritet që mënyra e ndryshimit të kushteve të kontratës të jetë më e përshtatshme për klientët që të mundësohet qasje e shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe efikase deri tek të gjithë që kanë nevojë objektive për lehtësim të mëtejshëm të barrës financiare për shkak të Kovid krizës, dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur shëndetin e tyre.
-
Periudha e dytë e pagesës së shtyrë të kredive të qytetarëve të prekur nga Kovid kriza mund të zgjasë 6 muaj, gjegjësisht deri në fund të muajit mars të vitit 2021
Mundësia rregullatore që bankat t’u sigurojnë klientëve të tyre edhe një ndryshim të dytë të kushteve të kontratës për prodhimet e kredisë duhet të ndihmojë në mbështetjen e mëtejshme të ekonomisë në tërësi, në trajtimin e sfidave të imponuara nga Kovid kriza.
Banka Popullore vazhdimisht monitoron zhvillimin e ngjarjeve dhe rreziqeve të mundshme nga mjedisi, si dhe efektet e tyre mbi ekonominë vendase dhe nëse është e nevojshme, është e gatshme që të përshtatë në mënyrën e duhur politikat dhe në kohë të reagojë me masa tjera, në pajtim me kompetencat e saj.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}