Shkup, 1 mars 2023
“Ekonomitë e rajonit të Ballkanit Perëndimor edhe më tej janë në nivel më të ulët të konvergjencës reale dhe kanë nevojë për norma më të shpejta të rritjes dhe model që bazohet në vëllim dhe cilësi më të madhe të investimeve. Për të dalë nga ky rreth magjepsës i rritjes së ngadaltë dhe konvergjencës së ulët, investimet duhet të përqëndrohen drejt fushave që e rrisin konkurencën dhe rrezistencën e ekonomive. Për financim të investimeve dhe në kushte të shtrëngimit të kushteve të tregjeve financiare, nga aspekti kyç është mbështetja financiare ndërkombëtare. Me ndihmën e strategjisë së re të BE-së “Porti global” mund të nxitet rritja e investimeve në rajon.” Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, e cila morri pjesë në forumin e Bankës Europiane të Investimeve (BEI) “Përshtatja e botës që po ndryshon”, e cila mbahet në Luksemburg. Në panel-diskutimin në të cilin fjalim hyrës kishte Liljana Pavllova, nënkryetare e Bankës Europiane të Investimeve (BEI), morrën pjesë edhe Markus Bernt, zëvendës drejtor i BEI-t Global, Kun Duns, drejtor gjeneral i partneriteteve ndërkombëtare në Komisionin Europian, Andre Alert, drejtor në KFV, Papa Amadu Sar, drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Zhvillimit të Francës dhe Rodrigo Madraco, drejtor ekzekutiv në Fondin Europian të Zhvillimit.
Guvernatorja foli në panel-disktutimin “Porti global: Partnerët europian për investime të qëndrueshme”, kushtuar strategjisë së BE-së për mbështetje të investimeve në infrastrukturë, energji, digjitalizim, shëndetësi dhe arsimim, me qëllim të nxitet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendeve jasht BE-së. Qëllimi i kësaj strategjie është ti lidh ekonomitë, institucionet financiare dhe sektorin privat, që të zvogëlohet boshllëku global në investime.
Angellovska-Bezhoska theksoi se boshllëku i vëllimit të kapitalit në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ndaj vendeve të BE-së është i madh, si pasojë e investimeve të pamjaftueshme. Andaj, edhe më tej ka nevojë për rritje të vëllimit të tyre dhe drejtim në fushat prioritare, me çka do të tejkalohen pengesat strukturore, do të zmadhohet potenciali i rritjes dhe do të përshpejtohet konvergjenca. Në këtë kontekst, ajo vuri në dukje se qasja e vështirësuar drejt financimit shpesh ceket si faktor që kufizon rritjen e shpejtë të këtyre ekonomive dhe kursimi vendas edhe më tej është nën nivelin që konsiderohet si optimal dhe nuk mund të mbështetë norma më të larta të investimit. Prandaj, ajo theksoi, rëndësi të madhe ka sigurimi i burimeve të jashtme të financimit, që paraqet sfidë në kushtet aktuale financiare të shtrënguara dhe profili i ngarkuar i borxhit të vendeve.
Për këtë arsye, guvernatorja theksoi, iniciativat ndërkombëtare siç është “Porti global” i BE-së janë një mjet i rëndësishëm i sigurimit të qasjes stabile dhe të qëndrueshme deri te financimi me kushte më të volitshme. Mbështetja e tillë në formë të kombinimit të granteve, huazimeve me kushte të volitshme, garancive, mund të sigurojë rritje të konsiderueshme të rolit të investimeve në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Duke marrë parasysh se vëmendja e kësaj kornize janë infrastruktura fizike dhe digjitale, sektori energjetik, ndryshimet klimatike, shëndetësia dhe arsimimi, është e qartë se nëpërmjet saj preken dobësitë shumëvjeçare strukturore të ekonomive të rajonit, heqja e të cilave do të kontribuonte në rritjen më të shpejtë dhe rrezistencën më të madhe të tronditjeve të ndryshme.