
Shkup, 1 shkurt 2022
ASOCIACIONI BANKAR MAQEDONAS
në bashkëpunim me
Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Komisionin për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
shpall
THIRRJE PUBLIKE
Drejtuar shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Bëjmë thirrje shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare Kuizi Evropian i Parasë. Ky kuiz është projekt i Federatës Evropiane Bankare, për edukim financiar të nxënësve të moshës 13 deri 15 vjeçare.
Kuizi Evropian i Parasë zhvillohet në dy faza – e para janë garat kombëtare në secilin vend individualisht, ndërsa faza e dytë është finalja evropiane në të cilën do marrin pjesë fituesit e garave kombëtare.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut gara kombëtare do të mbahet në mënyrë virtuele gjatë Javës Globale të Parasë (nga 21 deri më 27 mars 2022) në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe.
Ekipi i përbërë nga dy nxënësit më të mirë do të përfaqësojë vendin tonë në finalen evropiane e cila do të mbahet në mënyrë virtuele më 10 maj të vitit 2022 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, në gjuhën angleze. Andaj, fituesit kombëtar duhet të kenë njohuri solide nga gjuha angleze.
Federata Еvropiane Bankare mban të drejtën për të mbajtur finalen si event në formë elektornike, përderisa këtë e kërkojnë kushtet e imponuara nga pandemia.
Federata Evropiane Bankare do të ndajë shpërblim në para shkollave të cilat do të fitojnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
Garat do të realizohen përmes aplikacionit të veçantë elektronik për këtë qëllim Kahut (Kahoot!), i cili është platformë edukative në bazë të lojës.
U bëhet thirrje të gjithë të interesuarve nga shkollat fillore dhe të mesme që të paraqesin klasat tyre për pjesëmarrje në garën kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, jo më vonë se deri më 18 shkurt të vitit 2022, në adresën elektronike të Asociacionit Bankar Maqedonas: [email protected]
Gjatë kësaj, duhet të merren parasysh:
- Secila shkollë fillore ose e mesme mund të paraqitet me më shumë klasa;
- Nxënësit duhet të jenë të moshës prej 13 deri 15 vjeçare në ditën e paraqitjes;
- Së bashku me të dhënat për klasat duhet të dorëzohen edhe të dhëna për arsimtarët/profesorët nën mentorimin e të cilëve do të zhvillohet përgatitja.
Materialet edukative të nevojshme për pjesëmarrësit nga Republika e Maqedonisë së Veriut për përgatitje të garës kombëtare dhe finalen evropiane dhe për më shumë informacione rreth Kuizit Evropian të Parasë janë në dispozicion në faqet vijuese të internetit: www.mba.mk dhe www.ebf.eu.
Mbështetur nga:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e RMV-së
Ministria e Financave e RMV-së