Më 17 maj të këtij viti, disa ditë para emërimit të D-r Anita Angelovska-Bezhoska Guvernator të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, nën organizimin e Akademisë për Veprimtari Bankare dhe Teknologji të Informacionit - ABIT u mbajt një seminar për bankierë të rinj dhe të ardhshëm, në të cilin ajo foli në lidhje me “Sfidat për bankat qendrore në periudhën pas shpërthimit të krizës ekonomike globale, me fokus në politikën monetare në Republikën e Maqedonisë”. Gjatë seminarit, D-r Angelovska-Bezhoska, theksin e vendosi mbi çështjet nëse kriza globale i ndryshoi postulatet bazë mbi të cilët mbështetet politika monetare. Në të njëjtën kohë u diskutuan edhe parimet bazë të politikës monetare - objektivat, strategjitë dhe instrumentet, si dhe masat jo-konvencionale për trajtimin e kushteve të pazakonta jo-konvencionale ekonomike.

Ky seminar është moduli i parë i seminareve në të cilët bankierët e rinj dhe të ardhshëm do të kenë mundësi të ndjekin edhe dy ligjërata të Guvernatorit të Bankës Popullore, të cilat gjithashtu paraqesin module të veçanta. Moduli i dytë do i kushtohet implementimit të politikës monetare nga ana e Bankës Popullore gjatë dekadës së fundit, duke mbuluar objektivat, strategjitë e targetimit të kursit nominal valutore dhe instrumentet monetare, implementimin e politikës monetare dhe efektet mbi ekonominë dhe efektet e mundshme nga cikli i ri global në rritjen e normave të interesit. Moduli i tretë i këtyre seminareve do i kushtohet projeksioneve më të reja makroekonomike të Bankës Popullore për periudhën e viteve 2018-2019.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}