
FTESË
Më 26 qershor (e mërkurë) të vitit 2019, në hapësirat e Bankës Popullore, me fillim në ora 14, do të mbahet Sesioni i 33-të i Klubit të Hulumtuesve.
Nëse dëshironi të prezantoni materialin e Juaj punues në këtë Sesion të Klubit të Hulumtuesve, Ju lutemi të regjistroheni duke e dërguar materialin tuaj në e-mail adresën: [email protected], më së voni deri më 31 maj 2019.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë sesion të Klubit mund të paraqesin pjesëmarrjen e tyre më së voni deri më 25 qershor të vitit 2019 (e martë) në e-mail adresën: [email protected].
Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është një platformë e hapur për prezantime dhe diskutim të punimeve shkencore-hulumtuese, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet duhet të jenë të punuar në pajtim me trendet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, që nënkupton analizë empirike, si dhe konkluzione të sistematizuara nga hulumtimi.
Në sesionet e Klubit si platformë për diskutim dhe këmbim të mendimit profesional mund të prezantohen rezultate dhe gjetje edhe të hulumtimit/punimit që është në version punues.
Theksojmë se anëtarësimi në Klubin është me karakter të hapur, informata më të hollësishme për të cilin mund të gjeni në internet faqen e Bankës Popullore www.nbrm.mk në pjesën e Klubit të Hulumtuesve.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}