Sot u zhvillua mbledhja e gjashtë e Komitetit për Stabilitet Financiar, në të cilën morën pjesë Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, D-r Anita Angelovska-Bezhoska dhe Ministri i Financave, D-r Dragan Tevdovski, si dhe përfaqësues të tjerë lartë të të dy institucioneve. Mbledhja u mbajt si pjesë e aktiviteteve të rregullta të Ministrisë së Financave dhe BPRM-së për përcjellje të situatave dhe trendeve në sistemin financiar.

Në mbledhje u shqyrtuan rezultatet fillestare nga vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për harmonizimin e mbikëqyrjes dhe rregullativës bankare në Republikën e Maqedonisë me Principet e Bazelit për mbikëqyrje bankare efikase. Vlerësimi është pjesë e Programit gjithëpërfshirës për vlerësim të sektorit financiar në Republikën e Maqedonisë (Financial Sector Assessment Program), të cilin bashkërisht e implementon një ekip ekspertësh nga të dy institucionet ndërkombëtarë. Perceptimet fillestare tregojnë sistem stabil dhe mirë të zhvilluar të mbikëqyrjes dhe rregullativës bankare, me shkallë të lartë të harmonizimit me standardet ndërkombëtare të publikuara nga Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrje Bankare.

Komiteti i shqyrtoi edhe zhvillimet e fundit në sistemin bankar dhe rreziqet ndaj stabilitetit financiar në Republikën e Maqedonisë dhe përfundoi se sistemi bankar edhe më tej vazhdon të luaj rolin më të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar në tërësi. Aktivitetet e bankave vazhdojnë të rriten, ndërsa aftësia paguese e bankave edhe më tej u përforcua në fund të qershorit të vitit 2018, norma e mjaftuehsmërisë së kapitalit arriti 16.5%. Mjetet likuide të bankave në vazhdimësi mbahen në nivel të lartë, duke marrë pjesë me mbi 30% në aktivën totale të bankave dhe duke siguruar mbulim të totalit të depozitave të popullatës, rreth 60%. Kualiteti i portofolit të kredisë së bankave është stabil, ndërsa norma e kredive me probleme tanimë disa muaj është në nivelin e rreth 5%. Në kushte të strukturës së thjeshtë dhe lidhjes modeste të aktiviteteve të segmenteve individuale të sistemit financiar, rreziku i transmetimit të rreziqeve mes sektorëve individual është i kufizuar, gjë që gjithashtu ndikon mbi stabilitetin e sistemit financiar.

{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}