Këshilli i BPRM-së zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën miratoi Planin Strategjik dhe Programin për aktivitet hulumtues i Bankës Popullore për periudhën e viteve 2018-2021.
Plani Strategjik për periudhën e ardhshme trevjeçare përmban njëmbëdhjetë objektiva strategjike të cilat shprehin qartë angazhimin për ruajtje të inflacionit të ulët dhe stabil përmes strategjisë së ruajtjes së kursit stabil të denarit në raport me euron, ruajtjen e stabilitetit financiar si element përbërës i stabilitetit makroekonomik dhe parakusht për rritje dhe prosperitet ekonomik. Duke pasur parasysh ambientin dinamik dhe të ndryshueshëm, në kuadër të Planit Strategjik janë përpunuar sfidat themelore të operacionit, si dhe pikat më të rëndësishme dhe kritike të veprimit në periudhën e ardhshme trevjeçare. Objektivat e vendosura strategjike janë bazë për përpunimin e planeve të njësive organizative dhe programeve për punë të Bankës Popullore për vitin e ardhshëm.
Me Programin e miratuar për aktivitet hulumtues parashihet që edhe gjatë periudhës së viteve 2019-2021, aktiviteti hulumtues i Bankës Popullore të fokusohet në fushat të cilat janë të rëndësishme për arritjen e qëllimeve dhe detyrave kryesore të institucionit. Hulumtimet e parapara për periudhën e ardhshme trevjeçare pritet t’i japin mbështetje procesit të vendimmarrjes, si dhe të kontribuojnë në funksionim më të suksesshëm të bankës qendrore dhe gatishmërisë së saj që të ballafaqohet me sfidat e ardhshme. Duke e krahasuar me programin paraprak trevjeçar, programi për periudhën e viteve 2019-2021 parasheh projekte shtesë në fushën e politikës monetare, ndërveprimi midis sektorëve bazë makroekonomikë, modelimit makroekonomik, stabilitetit financiar dhe fushat tjera. Për më tepër, programi e thekson rëndësinë e statistikave të reja dhe përforcimin e bazave ekzistuese statistikore brenda dhe jashtë Bankës Popullore, në funksion të hulumtimeve të reja më të thelluara në fushën e ekonomisë.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}