Miratohet Plani Strategjik i Bankë Popullore për periudhën e viteve 2022-2024
Shkup, 7 qershor viti 2021
Këshilli i Bankës Popullore mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u miratua Plani Strategjik i Bankë Popullore për periudhën e viteve 2022-2024.
Plani Strategjik i Bankës Popullore është vendosur nën moton „Një bankë qendrore e cila me vendime fleksibile, të menduar në mënyrën e duhur dhe në kohë, në një kohë të ndryshimeve të shpejta dhe transformimit dixhital, kontribuon për një standard më të lartë të jetës së qytetarëve përmes krijimit të një mjedisi për zhvillim që qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik.“ Përmes dy qëllimeve strategjike, Banka Popullore do të vazhdojë të angazhohet në përparimin e procesit të zbatimit të politikës monetare, në stabilitetin e sistemit bankar, funksionimin e pandërprerë të sistemeve të pagesave, në menaxhimin e rezervave valutore, të gjitha këto, në mënyrë që të sigurojë kushte për shërbime financiare efikase, inovative dhe të sigurta. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se jetojmë në një kohë të ndryshimeve të përshpejtuara në skenën globale, si rezultat i procesit të globalizimit, dixhitalizimit, inovacionit, ndryshimeve klimatike dhe pandemisë shëndetësore globale, Banka Popullore vuri theks edhe mbi këto trende të reja në këto fusha.
Fokusi i Planit të ri Strategjik do të jenë edukimi dhe përfshirja financiare, duke pasur parasysh rëndësinë për rritjen e njohurive për përparësitë nga përdorimi i shërbimeve të ndryshme financiare në kohën e inovacioneve teknologjike, si dhe ndërgjegjësim i rritur për rreziqet, gjë që do të siguronte përfshirje më të madhe të popullatës dhe ndërmarrjeve të vogla në rrjedhat financiare dhe qasje të lehtësuar në financa. Në të njëjtën kohë, një nga qëllimet strategjike është ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike dhe dhënia e kontributit drejt krijimit të një ekonomie „të gjelbër“ dhe të qëndrueshme, gjë që do të kontribuonte për menaxhimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe përmirësim të standardit të jetës së tyre. Duke veçuar qëllimin strategjik për transparencë dhe llogaridhënie, Banka Popullore do të vazhdojë me aktivitete për informim në kohë të të gjithë subjekteve të interesuara rreth vendimeve, aktiviteteve, perceptimeve dhe vlerësimeve të saj, të cilat janë me rëndësi për subjektet ekonomike dhe qytetarët, përfshirë edhe në procesin e vendimmarrjes.
Plani Strategjik i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqet një kornizë afatmesme për tre vitet e ardhshme, në pajtim me të cilin i realizojmë aktivitetet tona dhe vizionin tonë për t’u njohur si një institucion i pavarur, i përgjegjshëm, profesional, inovativ dhe transparent, i cili gëzon besim dhe kredibilitet të lartë në publik.
Gjatë mbledhjes, Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.