Prezantohen dy punime hulumtuese
Dje, në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë u mbajt Sesioni i 29-të i Klubit të Hulumtuesve, i cili shkaktoi interes të madh, që mund të vërehej edhe përmes numrit të punimeve të arritura, paraqitjeve për pjesëmarrje dhe prezencës në ngjarjen e djeshme. Siç theksoi Guvernatorja e BPRM-së D-r Anita Angelovska-Bezhoska në fjalimin e saj përshëndetës, interesi dhe gatishmëria për qasje studiuese dhe analitike ndaj temave aktuale nga sfera e ekonomisë janë veçanërisht të mirëseardhura. Në të njëjtën kohë, interes për këtë sesion shprehën edhe përfaqësuesit e komunitetit akademik, gjë që konfirmon se Klubi, i cili shënon ekzistencë pothuajse shtatë vjeçare, tanimë është i njohur dhe etabluar si platformë e hapur për prezantimin dhe diskutimin e punimeve shkencore-hulumtuese.

Gjatë sesionit u prezantuan dy punime hulumtuese: “Rritja e ekonomike në kushte të menaxhimit optimal me borxhin publik në Maqedoni” nga M-r Kiril Simeonovski dhe “Ndikimi i sektorit të shërbimeve mbi nivelin e ndërlikueshmërisë së ekonomisë: përsosja e shërbimeve si një rrugë drejt rritjes ekonomike”, nga M-r Viktor Stojkoski, D-r Zoran Utkovski dhe Akademik D-r Ljupço Kocarev.
Në punimin e Simeonovski u prezantuan disa aspekte të ndikimit të menaxhimit të borxhin publik mbi rritjen e ekonomisë maqedonase. Me rregullimin teorik të dinamikës së borxhit për rastin e Maqedonisë, autori tërheq disa teori, të cilat paraqesin bazë për analizën e tij empirike në të cilën përdoren të dhëna tremujore për periudhën e viteve 2008-2017. Në hulumtim, Simeonovski konstaton se analiza e lidhjes afatgjate me aplikimin e modelit APDL e vërteton ndikimin pozitiv të borxhit mbi rritjen dhe i përmend bruto investimet si kanal kryesor. Gjetjet e analizave tregojnë se huamarrja në tregun vendas ka efekte kufizuese më të mëdha në stimulimin e rritjes ekonomike në krahasim të huamarrjes në tregjet e huaja. Përpara të pranishmëve të sesionit, ai e prezantoi edhe konstatimin e tij se modeli i rritjes ekonomike i bazuar në bruto investimet është i prirur për tronditje dhe se është e nevojshme të ndryshohen me qëllim të stimulimit të konsumit si shtytës i aktivitetit ekonomik, njëkohësisht duke theksuar se në atë kontekst edhe zvogëlimi i papunësisë ka ndikim pozitiv mbi aktivitetin ekonomik.

Kohëve të fundit, NBRM i ndau Simeonovskit çmimin e dytë për këtë punim në Konkursin për Çmimin e vitit për punim më të mirë të hulumtuesve të rinj nga sfera e makroekonomisë dhe veprimtarisë bankare, i cili tradicionalisht shpallet më shumë se një dekadë.
Në punimin e dytë, të cilin në emër të të tre autorëve e prezantoi M-r Viktor Stojkoski, u konstatua se jo vetëm mallrat por edhe shërbimet janë të rëndësishme për tu shpjeguar rritja e shteteve. Autorët gjatë hulumtimit kombinojnë mjete të shkencës për rrjete dhe ekonometria, përmes cilës tanimë ekziston një lidhje stabile mes strukturës produktive të shtetit e matur përmes shumëllojshmërisë së eksporti të mallrave dhe rritjes së saj ekonomike, dhe në mënyrë adekuate e hulumtojnë edhe ndikimin e shërbimeve dhe shumëllojshmërinë e tyre. Në hulumtimin e tyre, autorët ofrojnë prova se indekset e kompleksitetit të shërbimeve janë në përgjithësi më të lartë nga ato të mallrave, që shpien në tendencë të përgjithshme për renditjen e shteteve me sektor të zhvilluar shërbyes më lart se vendet me ekonomi të fokusuar në eksportin e mallrave.

Në kuadër të prezantimi të punimit, vëmendje të veçantë i është kushtuar konkluzioneve të të tre autorëve gjatë shqyrtimit të ndikimit të shërbimeve në kompleksitetin ekonomik të vendeve i matur përmes hapësirës së produkteve, e cila në rastin konkret përbëhet nga mallrat dhe shërbimet. Ky ekzaminim është bërë duke analizuar dinamikën e vendeve, të krijuar në bazë të të dhënave eksperimentale. Duke e prezantuar punimin, Stojkoski paraqiti edhe konstatimin e tyre se shumëllojshmëria e eksportit të shërbimeve dhe ndërlikueshmërisë së tyre mund të paraqesë rrugë alternative për rritje ekonomike si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim, që është një nga tezat kyçe të këtij punimi.
Gjatë sesionit, ndërmjet hulumtuesve prezent u zhvillua edhe diskutim i nxitur nga rezultatet e paraqitura hulumtuese nga punimet.
Sesioni i ardhshëm i Klubit të Hulumtuesve do të mbahet në muajin shtator të këtij viti.