Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë z. Dimitar Bogov dhe Drejtoresha e Byrosë për Zhvillim të Arsimit, z-nja Vesna Horvatoviq, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në fushën e edukimit financiar dhe fusha të tjera në arsim.

sot, në hapësirat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Guvernatori i BPRM-së z. Dimitar Bogov dhe Drejtoresha e Byrosë për Zhvillim të Arsimit, z-nja Vesna Horvatoviq, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në fushën e edukimit financiar dhe fusha të tjera në arsim.
Të dy institucionet do ta realizojnë bashkëpunim në fushën e edukimit financiar përmes përgatitjes së politikave, zbatimit të hulumtimeve dhe analizave, ndërmarrjes së aktiviteteve të përbashkëta për ngritjen e ndërgjegjes publike dhe promovim të edukimit financiar dhe këmbim të ekspertizave relevante.
Institucionet do të zhvillojnë konsultime për çështjet strategjike në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë, do të përgatisin material mësimor dhe udhëzues për shkollat fillore dhe të mesme në fushën e edukimit financiar dhe do të organizojnë trajnime dhe aktivitete tjera edukative në të cilat do të përfshihen mësimdhënësit dhe nxënësit.
Me këtë memorandum pritet të forcohet bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve në fushën e edukimit financiar, me çka do të kontribuohet në rritjen e vetëdijes te nxënësit dhe forcimin e njohurive të tyre financiare, dhe gjithashtu në të ardhmen do të kontribuohet edhe në përfshirjen e tyre më të lehtë në trendet bashkëkohore të sistemit financiar.
Kabineti i Guvernatorit