“Novela grafike me Denarin” - përmbledhje prej 15 tregimeve grafike edukative, koncepti i të cilave mundëson lexim interaktiv
Ditëve të fundit, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë publikoi botimin edukativ “Novela grafike me Denarin”, e dedikuar për popullsinë më të re në vend, kryesish për fëmijët e shkollës fillore. Ky botim është edhe një nga projektet me të cilat banka qendrore përpiqet të kontribuojë për edukim adekuat, kualitativ financiar të gjeneratave të reja, me qëllim të zmadhimit të vazhdueshëm të nivelit të edukimit financiar të popullatës në Republikën e Maqedonisë në të ardhmen.

“Novela grafike me Denarin” paraqet përmbledhje të 15 tregimeve grafike edukative, koncepti i të cilave mundëson lexim interaktiv përmes së cilave nxënësit e klasave më të larta në veçanti mund të përfitojnë njohuri bazë nga temat të cilat janë të rëndësishme për fillimin e procesit të edukimit të përjetshëm financiar. Novelat grafike, si rezultat i gatishmërisë së BPRM-së të mundësojë sa më shumë burime adekuate për informim dhe literaturë për edukim financiar edhe për më të rinjtë, fillimisht janë të botuara në revista për fëmijë të cilat shpërndahen në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë. Me qëllim që të mundësohet që këto novela grafike të përdoren për edukim financiar të gjeneratave të ardhshme, BPRM-ja përmes këtij projekti mundëson që këto materiale edukative të adaptohen edhe sistematizohen në një tërësi, si publikim i veçantë, të plotësuara edhe me informata të reja të cilat nuk janë të përfshira në botimet e revistave për fëmijë. Tani, njëkohësisht, këto novela grafike edukative, janë më lehtë të disponueshme për mësuesit dhe prindërit, ndërsa për më të rinjtë janë të disponueshme si një lexim i rrumbullakësuar edukativ.
Me qëllim që ky botim të përmbushë funksionin e tij, përpjekjet ishin të përgatitet me një qasje të përshtatshme për mbajtjen e vëmendjes dhe transferimit të njohurive tek popullata më e re. Pritet që në periudhën e mëtejshme, “Novela grafike me Denarin”, si lexim i cili është ndër botimet e pakta të cilat janë plotësisht të fokusuar në edukimin financiar të më të rinjve do të jetë në interes jo vetëm për nxënësit e shkollave fillore, por edhe për mësuesit dhe prindërit.
Banka Popullore edhe në të ardhmen do të kryejë aktivitete të cilat kontribuojnë për ngritjen e nivelit të edukimit financiar të popullatës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë popullatës së re.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}