Monedha për koleksionim: „Gaforrja“

Monedha për koleksionim: „Gaforrja“

 

Pamja e përparme: 

Në pamjen e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar, e rrethuar me Yjësinë e Gaforres. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në bazë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).

 

Pamja e prapme: 

Në pamjen e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e gaforres nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia dhe shenja e horoskopit të gaforres dhe yjësia e saj gjithashtu paraqiten edhe në qelqin e shtruar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të gaforres. Në pjesën e poshtme është paraqitur një fotografi e gaforres, mbi vizatimin e së cilës është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e djathtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - CANCER, ndërsa në anën e majtë është paraqitur shenja Ag925.

-  

Specifikimi i monedhës

Emri i monedhës

Gaforrja

Emri i serisë së monedhave

Shenjat e Horoskopit

Vlera nominale

100 denarë

Metal

Argjend (Ag) 925

Pesha

23,30 g

Dimensioni, forma

37 x 37 mm, formë katrore 

Viti i prodhimit

2018

Çmimi

2.800,00 denarë

Kontakt

Metodija Kostoski
[email protected]
+389 2 3108 313

Nuk është në dispozicion

Mënyra e pagesës:
Palët të cilat janë të interesuara për blerjet të monedhave koleksionuese mund të marrin informata përmes internet-faqes së Bankës Popullore dhe numrit të telefonit: +389 3 108 313; e-mail: [email protected],  ose personalisht, në lokalet e Drejtorisë së Thesarit, ku janë të ekspozuara monedhat koleksionuese.