Në bazë të Vendimit për shpalljen e Konkursit për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor dhe miratimin të mjeteve V. nr. 24-30946/2 nga 26 shtatori i vitit 2025, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallin
K O N K U R S
për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kurismit ‒ 31 tetor
|
TEMA DHE KUSHTE TË KONKURSIT PËR NXËNËSIT E ARSIMIT FILLOR.
Nxënësit e arsimit fillor mund të dërgojnë një vepër letrare dhe/ose artistike me temë:
“Të kursejmë për dëshirat tona, të kursejmë për ardhmërinë tonë”
Punimet më të mira të nxënësve të arsimit fillor do të shpërblehen me 12 çmime, edhe atë:
- 3 çmime për vizatimin / vizatimin digjital më të mirë për nxënësit prej klasës së parë deri të pestë;
- 3 çmime për vizatimin / vizatimin digjital më të mirë për nxënësit prej klasës së gjashtë deri të nëntë;
- 3 çmime për poezinë më të mirë për nxënësit prej klasës së parë deri të pestën; dhe
- 3 çmime për tregimin më të mirë për nxënësit prej klasës së gjashtë deri të nëntë.
Nxënësve fitues të arsimit fillor do t’u ndahet çmim në vlerë prej 3.000 denarë, i cili do të paguhet në një llogari pagesore në bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.
Afati i fundit i dorëzimit të krijimeve është 15 tetor 2025.
|
***
|
TEMA DHE KUSHTET E KONKURSIT PËR NXËNËSIT E ARSIMIT TË MESËM.
Nxënësit e arsimit të mesëm mund të dërgojnë një vepër letrare - ese me temë:
“Kursimi, paratë dhe shërbimet financiare në epokën digjitale moderne”
Eseja duhet të jetë jo më shumë se 1.500 fjalë dhe të përmbajë pikëpamje personale të temës, duke adresuar disa nga çështjet e mëposhtme: roli i kursimit në ekonomi, kuptimi i kursimit për të ardhmën, qëndrimi ndaj kursimit të të rrinjve, shprehitë dhe kursimet familjare, njohuritë e të rrinjve për kursimin në institucionet financiare, menaxhimin e financave personale, sfidat dhe mbrojtja nga rreziqet gjatë përdorimit të shërbimeve financiare në kohën moderne digjitale, informimi për financat, qëndrimi i të rinjve lidhur me nevojat për edukim financiar, aksesi në edukimin financiar digjital dhe aspekte të tjera.
Tre nxënësve fitues nga arsimi i mesëm do t’u ndahet çmim në vlerë prej nga 6.000 denarë, i cili do të paguhet në një llogari pagesore në bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.
Afati i fundit i dorëzimit të krijimeve është 15 tetor 2025.
|
***
KUSHTE TË PËRBASHKËTA TË CILAT VLEJNË PËR NXËNËSIT E ARSIMIT FILLOR DHE TË MESËM
Me qëllim mbrojtjen e punës së nxënësve, Ju lutemi nënshkruani veprat e Juaja, duke shënuar të dhënat e detyrueshme të mëposhtme:
|
− Emri dhe mbiemri i nxënësit,
− Emri i shkollës ku nxënësi i ndjek mësimet (klasa / viti / komuna / fshati / qyteti);
− Emri dhe mbiemri i prindit / kujdestarit me adresën e banimit; dhe
− Kontakt telefoni i prindit / kujdestarit / mësuesit / profesorit.
|
Mënyra e dorëzimit të krijimeve:
Të gjithë krijimet (vizatim, poezi, tregim dhe ese) mund të dorëzohen drejtpërsëdrejti në Arkivin e Bankës Popullore ose përmes postës. Veprat letrare (poezi, tregim dhe ese) dhe veprat artistike (veçanërisht vizatimi i përpunuar në pajisje digjitale) mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në adresën: [email protected]. Gjatë dorëzimit të veprave përmes postës elektronike, nevojitet që të jenë të koduara për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale.
Adresa për dërgim përmes postës, me shënim:
“Për Konkursin me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor”
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut
bul. “Kuzman Josifovski-Pitu” nr. 1, 1000 Shkup.
Veprat e arritura do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga përfaqësues të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa për shqyrtimin e veprave të nxënësve të arsimit fillor është angazhuar edhe një ekspert i jashtëm.
Veprat e pranuara nuk kthehen.
Lista e nxënësve të shpërblyer do të publikohet më së voni deri më 31 tetor 2025, në faqet e internetit të Bankës Popullore: https://www.nbrm.mk/, dhe të Ministrisë së Financave: http://finance.gov.mk/.
Për informacione më të hollësishme mund të na kontaktoni përmes e-mailit të Bankës Popullore: [email protected] dhe postës elektronike të Ministrisë së Financave: [email protected].