Në bazë të Vendimit për publikim të konkursit për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 Tetor dhe miratimit të fondeve V. nr. 24-32350/1 me datë 29 shtator të vitit 2023, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallin
K O N K U R S
për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 Tetor
Tema dhe kushtet e konkursit për nxënësit e arsimit fillor
Nxënësit e arsimit fillor mund të dërgojnë krijim letrar dhe/ose artistik për temën:
“Kursej me mençuri - jetoj më mirë: Investoj në të ardhmen time”
Për punimet më të mira të nxënësve të arsimit fillor do të ndahen në total dymbëdhjetë çmime, edhe atë:
- tre çmime për krijim më të mirë letrar ‒ poezi për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të;
- tre çmime për krijim më të mirë artistik ‒ vizatim/vizatim digjital për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të;
- tre çmime për krijim më të mirë letrar – tregim për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të;
- tre çmime për krijim më të mirë artistik – vizatim/vizatim digjital për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të.
Nxënësve të arsimit fillor, krijimet e të cilëve do të shpërblehen, do t’u ndahet shpërblim në para në shumë prej 3.000,00 denarë, me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogarinë e transaksioneve në ndonjë nga bankat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.
Afati i fundit për paraqitjen e krijimeve është 20 tetor 2023.
Tema dhe kushtet e konkursit për nxënës të arsimit të mesëm
Nxënësit e arsimit të mesëm mund të marrin pjesë në Konkurs me dërgimin e një krijimi letrar - ese për temën:
“Kursimi - një hap drejt pavarësisë financiare”
Ese-ja duhet të ketë një maksimum prej 1.500 fjalësh dhe të përmbajë pikëpamje personale të temës, duke iu referuar disa prej çështjeve të mëposhtme: roli i kursimit në ekonomi, kuptimi i kursimit për të ardhmen, qëndrimi ndaj kursimit të të rinjve, zakonet familjare dhe kursimet, njohuritë e të rinjve për kursimet në institucionet financiare, menaxhimi i financave personale, sfidat për përdorimin e shërbimeve financiare në epokën moderne digjitale, ndërgjegjësimi për financat në epokën digjitale, qëndrimi i të rinjve në lidhje me nevojat për edukim financiar, çasja në edukimin financiar digjital dhe aspekte të tjera.
Për 3 punimet më të mira të nxënësve të arsimit të mesëm do të ndahet shpërblim në para në shumë prej 6.000,00 denarë me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogari të transaksionit në ndonjërën prej bankave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.
Afati i fundit për paraqitjen e krijimeve është 20 tetor 2023.
Kushte të përbashkëta që vlejnë për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm:
Për të mbrojtur punën e nxënësve, Ju lutemi detyrimisht nënshkruani krijimet Tuaja duke i shënuar informacionet në vijim:
- Emri dhe mbiemri i nxënësit, - Emri i shkollës ku nxënësi ndjek mësimet (klasa/viti/komuna/fshati/qyteti) - Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit me adresën e banimit dhe - Telefoni i kontaktit të prindit/kujdestarit/arsimtarit/profesorit.
|
Mënyra e dorëzimit të krijimeve:
Të gjithë krijimet (vizatim, poezi, tregim dhe ese) mund të dorëzohen drejtpërsëdrejti në Arkivin e Bankës Popullore ose përmes postës. Krijimet letrare (poezi, tregim dhe ese), si dhe krijimet artistike (ekskluzivisht vizatimet e punuara në një pajisje digjitale) mund të dërgohen përmes lidhjes elektronike në adresat elektronike në vijim: [email protected]
Adresa për dorëzim nëpërmjet postës me shenjë:
„Për Konkursin me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 Tetor“
BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Bul. „Kuzman Josifovski-Pitu“ Nr. 1, 1000 Shkup
Krijimet e arritura do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë juria e formuar nga përfaqësuesit e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një bashkëpunëtor i jashtëm në këtë fushë angazhohet për të rishikuar veprat letrare të nxënësve të shkollave fillore.
Krijimet e pranuara nuk kthehen.
Lista e nxënësve të shpërblyer do të publikohet më së voni deri më 31 tetor 2023, në internet faqet e Bankës Popullore https://www.nbrm.mk/ dhe Ministrisë së Financave http://finance.gov.mk/.
Për informacione më të hollësishme mund të drejtoheni përmes postës elektronike të Bankës Popullore: [email protected] dhe postës elektronike të Ministrisë së Financave: [email protected]