
Në bazë të Vendimit për ndarje të Çmimit të vitit për të hulumtues të rinj nr. 02-15/III-16/2011 më 31.03.2011 dhe V.nr.02-15/VIII -7/2014 më 31 korrik 2014, dhe në bazë të Rregullores për mënyrën, procedurën dhe kushteve për zgjedhje të punimit më të mire dhe ndarjes së Çmimit të vitit për hulumtues të rinj nr. 2927 më 13.04.2011, Rr.nr. 7762 më 20.09.2012, Rr.nr. 28175 më 5 shtator 2014 dhe Rr.nr. 26412 më 30 korrik 2015, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë shpall
Konkurs për ndarjen e Çmimit të Vitit nga Bankës Popullore e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019
Për arsye të stimulimit të zhvillimit të mendimit shkencor dhe përpunimit të punimeve në fushën e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemit bankar, si dhe afirmimit të kuadrove të reja dhe profesionale, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejshëm: Banka Popullore) ndan Çmimin e vitit për hulumtues të rinj për punimin më të mire në fushën e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemit bankar.
Çmimi i vitit i Bankës Popullore kap shumën e 100.000,00 denarëve, neto.
Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë qytetarët e Republikës së Maqedonisë deri në moshën 35 vjeç. Punëtorët e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs.
Punimet dorëzohen në gjuhën maqedonase ose gjuhën angleze. Punimi duhet detyrimisht të përmbajë edhe pasqyrë të ekonomisë maqedonase për temën përkatëse. Punimi nuk duhet të tejkalojë 80.000 karaktere bashkë me vendet e lira (pa fusnota, shtojca, grafikone, tabela, abstrakin, bibliografi, anekse) dhe rekomandohet të ketë strukturë standarde të një kërkimi shkencor, që i përmban pjesët themelore si vijojnë:
- abstrakti, si dhe caktimi i fushës së hulumtimit në bazë të klasifikimit standard (Journal of Economic Literature - JEL);
- pasqyrë e literaturës së konsultuar nga fusha e cila hulumtohet;
- përshkrim i metodave të hulumtimit të cilat përdoren në punim;
- analizë;
- konkluzione dhe
- bibliografi.
Një autor ka të drejtë të dorëzojë vetëm një punim.
Në Konkursin për zgjedhjen e punimit më të mire, autorët kanë të drejtë të konkurrojnë edhe me punime të cilat tanimë kanë qenë të botuara, por jo përpara 1 janar 2017. Gjatë dorëzimit të punimit, autori duhet të përmendi kur dhe ku është botuar punimi.
Punimet dorëzohen në Bankën Popullore me shënim: “Për Çmimin e vitit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë”, në mënyrë elektronike, në format “word”, në e-adresën: [email protected]. Përveç punimit, autori duhet të dorëzojë edhe të dhëna biografike. Punimet e dorëzuara do të trajtohen si materiale me karakter të fshehtë.
Zgjedhjen e punimit më të mire e kryen Bordi për vlerësim, i cili përbëhet prej tre anëtarëve, prej të cilëve së paku një individ nuk është i punësuar në Bankën Popullore. Guvernatori i Bankës Popullore i emëron kryetarin dhe anëtarët e Bordit për vlerësim, me vendim që do të botohet në faqen zyrtare të Bankës Popullore. Bordi për vlerësim e kryen zgjedhjen e punimit më të mire në mënyrë anonime, përmes vlerësimit të punimeve që kanë hyrë në konkurrencën më të ngushtë në bazë të kritereve si vijojnë:
1. Rëndësia e fushës së hulumtimit në rastin e Maqedonisë;
2. Përshtatshmëria e literaturës së shqyrtuar së fushës së analizuar;
3. Qartësi në definimin e problemit dhe qëllimeve të hulumtimit;
4. Përshtatshmëri e përshkrimit të kontekstit dhe informacioneve (përshtatshmëri e analizës së trendëve në fushën e analizuar në Maqedoni);
5. Përshtatshmëria e qasjes statistiko-ekonometrike;
6. Konsistencë dhe logjikë në tezat e punimit;
7. Konkluzione dhe rekomandime dhe përshtatshmëria e tyre.
Bordi për vlerësim mund të ndajë çmim për punimin që renditet i dyti në Konkursin në shumën e 50.000,00 denarëve, neto.
Afati i fundit i dorëzimit të punimeve është 1 shkurt 2019.
Çmimi i vitit i Bankës Popullore do të ndahet në një eveniment të organizuar për hir të Ditës së Pavarësisë Monetare të Republikës së Maqedonisë.