Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton publikun se janë emetuar dhe lëshuar në qarkullim monedhat koleksionuese “Gaforrja”, “Luani” dhe “Virgjëresha” nga seria e “Shenjave të Horoskopit” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 65/18, 80/18 и 105/18).
Monedhat kanë karakteristikat e mëposhtme:
“GAFORRJA” 
Në pamjen e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar, e rrethuar me Yjësinë e Gaforres. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në bazë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
Në pamjen e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e gaforres nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia dhe shenja e horoskopit të gaforres dhe yjësia e saj gjithashtu paraqitet edhe në qelqin e shtruar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të gaforres. Në pjesën e poshtme është paraqitur një fotografi e gaforres, mbi vizatimin e së cilës është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e djathtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - CANCER, ndërsa në anën e majtë është paraqitur shenja Ag925.
“LUANI” 
Në pamjen e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar, e rrethuar me Yjësinë e Luanit. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në bazë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
Në pamjen e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e luanit nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia dhe shenja e horoskopit të luanit dhe yjësia e tij gjithashtu paraqitet edhe në qelqin e shtruar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të luanit. Në pjesën e poshtme është paraqitur fotografia e luanit prej ari, mbi vizatimin e së cilës është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e majtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - LEO, ndërsa në anën e djathtë shenja „Ag925“. Këto monedha janë të përpunuara nga argjendi Ag925, me peshë të argjendit prej 23,30 g, pastërti të argjendit prej 19,43 g, në formë katrore me dimensione 37 х 37 mm, të lëmuar me arë dhe qelq të shtuar prej kobalti me dimensione 18,4 х 6,1 mm.
“VIRGJËRESHA” 
Në pamjen e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar, e rrethuar me Yjësinë e Virgjëreshës. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në bazë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
Në pamjen e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e virgjëreshës nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia dhe shenja e horoskopit të virgjëreshës dhe yjësia e saj gjithashtu paraqitet edhe në qelqin e shtruar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të virgjëreshës. Në pjesën e poshtme është paraqitur fotografia e virgjëreshës prej ari, në prapavijë një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e majtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - VIRGO, ndërsa në anën e djathtë shenja „Ag925“.
Çmimi i këtyre monedhave për koleksionim është 2.800,00 denarë.
Monedhat për koleksionim të emetuara nga BPRM-ja janë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.
Informata shtesë për monedhat koleksionuese janë të botuara në internet faqen e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në pjesën e Monedhave për koleksionim.