Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton publikun se është emetuar dhe lëshuar në qarkullim seria e re e monedhave për koleksionim “Shenjtorët Ortodoksë” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 128/18).





Seria përfshin monedhat “Shën Nikolla Çudibërësi”, “Shën Serafim Sarovski”, “Shën Sergij Radonezhski”, dhe “Shën Pantelejmoni”, të cilat posedojnë karakteristikat e mëposhtme:
- Në pamjen e përparme, në pjesën qendrore të secilës monedhë është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë. Nën stemë është paraqitur viti i emetimit “2018”. Në pjesën e sipërme të pamjes së përparme është shënuar denominimi - “10 денари“ (10 denarë), ndërsa në pjesën e poshtme - emri i vendit që e emeton monedhën - - „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë). Në të dyja pamjet, përgjatë skajeve vertikale paraqitet një zbukurim me lule.
- Në pamjen e prapme, në pjesën qendrore të secilës monedhë gjendet portreti i shenjtorit emrin e të cilit e mban monedha, me një aureolë të artë të shtypur dhe stoli në sfond. Mbi portret janë vendosur dy kristale “svarovski” Përgjatë skajeve vertikale është shkruar emri i shenjtorit portreti i të cilit gjendet në pjesën qendrore të parasë. Në skajin e majtë poshtë është shkruar shenja “AG 925”
Këto monedha janë të përpunuara nga argjendi Ag925, me peshë të argjendit prej 7 g, pastërti të argjendit prej 6,48 g, në formë katrore me dimensione 17 х 24 mm, të lëmuar me tampon shtypje me pluhur të artë dhe përmbajnë kristale “svarvoski”.
Çmimi i secilës monedhë për koleksionim nga seria “Shenjtorët Ortodoksë” është 1.500,00 denarë.
Monedhat për koleksionim të emetuara nga BPRM-ja janë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.
Informata shtesë për monedhat koleksionuese janë të botuara në internet faqen e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në pjesën e Monedhave për koleksionim.