Sot, 25 maj viti 2018, Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, D-r Anita Angelovska-Bezhoska dhe Ministri i Financave, D-r Dragan Tevdovski morën pjesë në Dialogun e Ministrave midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe Turqisë në Këshillin e BE-së, në Bruksel. Ky dialog, mbahet çdo vit në kuadër të Programit për Reforma Ekonomike në vendet-kandidate.

Gjatë takimit, vendet e BE-së dhe vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia miratuan përfundime të përbashkëta për dialogun e sivjetshëm ekonomik dhe financiar. Përfundimet përfshinë vlerësime pozitive për pozicionimin e politikës monetare, stabilitetin dhe arritjet e sistemit bankar, përfshirë këtu edhe progresin sa i përket zvogëlimit të shkallës së Euroizimit të bilanceve të bankave dhe kredive me probleme. Vendet e BE-së, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane rekomandojnë vazhdimin e strategjisë së kursit stabil valutor që është në favor të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve në ekonomi. Implementimi i strategjive për administrimin e kredive me probleme dhe de-euroizimin, të cilat paraprakisht u rekomanduan në kuadër të këtij dialogu dhe aktualisht janë në proces të konsultimit me institucione tjera relevante, në të ardhmen pritet të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të transmisionit monetar dhe kreditimit të sektorit privat.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}