Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, D-r Anita Angelovska-Bezhoska, merr pjesë në Forumin e Bankingut Qendror të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), i cili tradicionalisht mbahet në Sintra, Portugali. Edicioni i sivjetshëm i Forumit filloi dje dhe tematikisht është dedikuar për përcaktim të çmimeve dhe pagave në ekonomitë e përparuara - temë që kohëve të fundit merr vend qendrorë në debatet mbi politikën monetare në nivel global. Sot, pas fjalimit të Kryetarit të BQE-së, z. Mario Dragi, pjesëmarrësit e Forumit diskutojnë për aspektet makroekonomike të kësaj teme, ndërsa sesioni dhe panel-diskutimi të cilët do të mbahen nesër i dedikohen aspektit të saj makroekonomik. Gjatë ditës së nesërme, në Forum do të mbahet edhe një panel-diskutim për politikat e bankave qendrore.
Në Forum, përveç përfaqësuesve më të lartë të EQB-së dhe guvernatorëve të bankave qendrore, marrin pjesë edhe profesorë nga universitetet më të respektuar të Evropës dhe SHBA-ve dhe pjesëmarrës të rëndësishëm të tregjeve financiare ndërkombëtare.
Në Sintra, Guvernatorja Angelovska-Bezhoska gjithashtu do të mbajë edhe bisedime të veçanta me disa guvernatorë të bankave qendrore, me përfaqësues të lartë të institucioneve dhe organizatave financiare ndërkombëtare dhe ekspertë të shquar ndërkombëtarë për politikë monetare. Pjesëmarrja e saj në Forumin e sivjetshëm të Bankingut Qendror të BQE-së është edhe një tjetër konfirmim i angazhimit të BPRM-së për të ndjekur rrugën që çon në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}