Delegacioni i udhëhequr nga Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, D-r Anita Angeloska-Bezhoska, dhe Ministri i Financave, D-r Dragan Tevdovski, gjatë fundjavës morën pjesë në takimin e rregullt pranverorë të Konstitucncës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, në të cilën vendi ynë është gjithashtu anëtar. Takimi në të cilin morën pjesë përfaqësues të bankave qendrore dhe ministrive të financave të pesëmbëdhjetë vendeve anëtare të Konstituencës, kryesues të së cilës janë Holanda dhe Belgjika, këtë vit u mbajt në Split, Republika e Kroacisë, nën organizim të Banka Qendrore Kroate dhe Ministrisë Kroate të Financave. Z. Siril Miler, zëvendëskryetar i Grupacionit të Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore do të marri fjalën gjatë Konstituencës. Z. Antoni de Lanoj, drejtor ekzekutiv në FMN dhe z. Frank Hemskirk, drejtor ekzekutiv në Bankën Botërore, përgjegjës për këtë Konstituencë gjithashtu do të mbajnë fjalimet e tyre.
Qindra pjesëmarrës bisedojnë për çështjet aktuale nga sfera e politikës monetare, fiskale dhe zhvillimore, të cilat i prekin vendet anëtare të kësaj Konstituence, dhe janë të lidhura edhe me bashkëpunimin e tyre me dy institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare. Guvernatorja Angelosvksa-Bezhoska do të flasë për politikën monetare të udhëhequr nga BPRM-ja, respektivisht për arritjen e qëllimeve të saj gjatë periudhës së kaluar, si dhe për politikën aktuale të interesit të banës qendrore.
Në kuadër të bisedave gjatë takimit, theks të veçantë do të ketë “FinTech” sektori dhe lidhja mes zhvillimit të teknologjisë dhe industrisë financiare. Gjatë periudhës së kaluar, BPRM-ja i kushtoi kujdes kësaj teme me mbajtjen e një punëtorie të veçantë për këtë, dhe përmes Konferencës së 11-të të porsapërfunduar për pagesa dhe infrastrukturë të tregut, të titulluar “Koha është për digjitalizim”. E gjithë kjo konfirmon edhe më tej përpjekjen për të mos qenë vëzhgues, por edhe pjesëmarrës në arritjen e ndryshimeve të shkaktuara nga tendencat e zhvillimit teknologjik në nivel global.

Përfaqësues të bankave qendrore dhe ministrive të financave të pesëmbëdhjetë vendeve anëtare të kësaj Konstituence, këtë fundjavë do të fokusohen edhe në ndryshimet e rregullativës, operacioneve dhe të drejtave të përdoruesve të cilat dalin nga zhvillimi i shpejtë i teknologjisë. Kështu që, pritet të theksohen edhe hapat konkrete që i ndërmerr Maqedonia përmes projektligjit për shërbime pagesore dhe sisteme të pagesave të cilin do e përgatisin BPRM-ja dhe Ministria e Financave. Ky projektligj, siç është njoftuar tashmë, transpozon rregullat më të rëndësishme të BE-së në këtë fushë dhe pritet që në shtetin tonë të nxitet konkurrencë në tregun e pagesave, përmes hapjes së hyrjes për “FinTech” kompanitë të cilat mund të sigurojnë shërbime inovative pagesore, si dhe të vendosin dhe menaxhojnë sistemet e reja të pagesave.

Në këtë Konstituencë, përveç Holandës dhe Belgjikës dhe nikoqirit të takimit të sivjetmë Kroacisë, bashkë me Maqedoninë anëtarë janë edhe: Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Armenia, Izraeli, Luksemburgu, Moldavia, Rumunia, Ukraina dhe Mali i Zi.
