Sot, nën organizimin e Qendrës për Ekselencë në Financë (CEF), me mbështetje të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), Bankës Qendrore të Holandës, Bankës së Sllovenisë dhe Ministrisë Sllovene për Punët e Jashtme, me sukses zhvilluan ueb-konferenca “Përfshirja financiare dhe roli i sistemeve për pagesa”, në të cilën morën pjesë punonjës dhe udhëheqës të departamenteve të sistemeve të pagesave dhe shërbimeve pagesore të më shumë bankave qendrore dhe institucioneve tjera financiare të vendeve nga Evropa Juglindore, Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Ftesa që përfaqësuesi i BPRM-së të jetë një nga tre prezantuesit në këtë ueb-konferencë paraqet edhe një tregues për vlerësimin e lartë ndërkombëtarë të suksesit me të cilin banka jonë qendrore i realizon autorizimet e saj ligjore për vendosjen, regjistrimin dhe kryerjen e mbikëqyrjes mbi sigurinë, stabilitetin dhe efikasitetin e sistemeve për pagesa, shlyerje dhe klirim.

Si përfaqësues i BPRM-së, prezantues gjatë ueb-konferencës ishte D-r Igor Veliçkovski, drejtor në Drejtorinë për Sistemet e Pagesave, ndërsa pas tij, prezantues ishin edhe Mihil van Duvern dhe Xhudith Luman, këshilltarë në Drejtorinë për politikë të pagesave në Bankën Qendrore të Holandës, në bashkëpunim me të cilën, banka jonë qendrore tradicionalisht organizon Konferencën për pagesa dhe infrastrukturë të tregut. Fakti që përfaqësuesit e këtyre bankave u ftuan të jenë prezantues në këtë ueb-konferencë, edhe më tej tregon se në komunitetin ndërkombëtarë të bankave qendrore dhe komunitetin financiar në përgjithësi, BPRM-ja tanimë është etabluar si bankë e cila është shtytës serioz për pranimin e sfidave për zhvillim dhe ndryshim në industrinë pagesore.
Qëllimi i kësaj ueb-konference ishte të shqyrtojë rolin e sistemeve për pagesa në pikëpamje të forcimit të përfshirjes financiare, respektivisht të shpjegojë rolin e tyre, veçanërisht rolin e pagesave të vogla, në arritjen e përfshirjes më të madhe financiare dhe qasjes më të madhe në financa, të cilat llogariten si parakusht për zhvillim të mëtejshëm të tregut financiar. Njëkohësisht, gjatë prezantimeve dhe diskutimit, ju kushtua vëmendje edhe kompanive të "FinTech” sektorit, si shtytës i rëndësishëm për arritjen e përfshirjes më të madhe financiare, matjes së nivelit të përfshirjes financiare nga pikëpamja e pagesave dhe definimit të strategjive nacionale për përfshirje financiare dhe harmonizimi i tyre me rregulloret nacionale dhe ndërkombëtare dhe sistemet për pagesa. Me rëndësi të veçantë është fakti se në përfundim të ueb-konferencës, përfaqësuesi i BPRM-së mbajti prezantim në lidhje me eksperiencat e Republikës së Maqedonisë me përfshirjen financiare, i cili shkaktoi interes te pjesëmarrësit, që ishte i dukshme edhe gjatë diskutimit i cili u zhvillua më pastaj.
BPRM-ja edhe më tej do të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunimin me CEF-in dhe institucionet dhe organizatat tjera ndërkombëtare financiare të cilat mundësojnë platformë për këmbimin e eksperiencave dhe njohurive mes bankave qendrore dhe institucioneve financiare në përgjithësi.