Shkup, 8 Shatori 2021
Të nderuar,
Dita e sotme është rikujtim i vullnetit dhe guximit tonë për t'u ballafaquar me të gjitha sfidat dhe të deklarohemi fuqishëm dhe pa rezerva për shtet maqedonas të pavarur dhe sovran. Për tre dekada, breza qytetarësh kanë investuar njohuritë, aftësitë, vlerat e tyre personale në ndërtimin e një shoqërie moderne, demokratike, të qëndrueshme dhe të drejtë. Ky jubile është mundësi për të përkujtuar se në vitet e kaluara padyshim që kemi bërë hapa të mëdhenj në krijimin dhe ndërtimin e një rendi të fortë institucional dhe një shoqëri me vlera të vërteta. Por në të njëjtën kohë, kjo ditë duhet të jetë rikujtim i nevojës për të perceptuar në mënyrë objektive dhe kritike atë që është arritur dhe për të hapur rrugën drejt një shoqërie më të mirë, ndërtuar mbi vlera themelore. Vlera që do të jenë udhërrëfyes për brezat e rinjë dhe ti motivojnë për të ndërtuar botën e tyre në vendin e tyre. Të gjitha përpjekjet tona, personale dhe institucionale, duhet pa kompromis të forcojnë themelet e shtetit maqedonas me vlera, sjellje dhe veprim, të cilat do të sjellin prosperitet më të madh për të gjithë qytetarët.
Banka Popullore është institucion që paraqet pjesë të rëndësishme të mozaikut të pavarësisë sonë dhe simbol i sovranitetit monetar. Pavarësia monetare dhe futja e valutës kombëtare maqedonase ishin pjesë thelbësore e procesit të krijimit të shtetit sovran. Kështu, Banka Popullore luajti rol kyçës në krijimin e denarit. Pas shpalljes së shtetit të pavarur maqedonas dhe menjëherë pas miratimit të Kushtetutës së shtetit, filluan aktivitetet për futjen e njësisë monetare kombëtare. Institucioni ynë arriti të plotësoj funksionin e tij të ri si një bankë emetuese me përpjekje të jashtëzakonshme dhe në një kohë relativisht të shkurtër për t'i mundësuar shtetit të organizojë ekonominë e tij kombëtare. Që atëherë, Banka Popullore ka forcuar vazhdimisht kapacitetin e saj dhe është profilizuar si bankë qendrore moderne, e cila në misionin e saj përfshinë të gjitha standardet dhe parimet moderne të funksionimit. Sot kemi bankë qendrore, që njihet si një institucion modern, dinamik, që vepron në mënyrë proaktive në komunitetin bankar qendror dhe më gjerë.
Të nderuar qytetar,
Më lejoni, që në këtë ditë solemne ku shënohet jubileu i 30-vjetorit të pavarësisë së shtetit modern maqedonas, të përcjellim urimet tona të sinqerta për të gjithë qytetarët, duke shënuar kështu datën e rëndësishme të 8 Shtatorit të vitit 1991, ku me sukses u mbajt Referendumi për përcaktimin e qytetarëve për shtet maqedonas modern të pavarur. Kjo është koha për të thirur kujtesën tonë personale, por edhe institucionale dhe për të kujtuar kohën dhe rrethanat në të cilat u krijua sovraniteti i shtetit tonë, si edhe detyrat tona në krijimin e një shoqërie më të mirë dhe me prosperitet.
Sinqerisht,
ekipi i Bankës Popullore
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}