Regjistri i Kredisë
LAJMËRIM
Në pajtim me Vendimin për ndryshim të Vendimit për tarifë të vetme kompensimi për shërbimet që i kryen Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga data 5 maj 2020, obligim për pagesë të tarifës për lëshim të të dhënave nga Regjistri kreditor pushon të vlejë.
Si deri më tani, kërkesat për lëshim të të dhënave nga Regjistri i Kredisë dorëzohen personalisht nga kërkuesi ose personi i autorizuar, përmes Arkivit të Bankës Popullore, në Bul. „Kuzman Josifovski-Pitu“ Nr. 1, në Shkup. çdo ditë pune, në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 15.45.
Gjatë kësaj periudhe, për shkak të situatës së pandemisë së Kovid-19, të dhënat nga Regjistri i Kredisë lëshohen të martën dhe të enjten, në periudhën prej orës 15 deri në orën 16, përmes Arkivit të Bankës Popullore. Në raste kur kërkuesi nuk është banor i Shkupit, nëse kërkesa është parashtruar deri në orën 11, raporti me të dhënat përgatitet dhe lëshohet gjatë ditës së njëjtë të punës.
Raporti me të dhëna të personave fizikë nga Regjistri i Kredisë i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Banka Popullore e ka krijuar dhe e mirëmban Regjistrin i Kredisë, në pajtim me Nenin 39 nga Ligji për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 158/2010, 123/2012, 43/2014, 153/2015 dhe 6/2016).
Bankat dhe shtëpitë e kursimeve dërgojnë të dhëna dhe informacione deri në Bankën Popullore për mbajtjen e Regjistrit të Kredisë. Përdorues të Regjistrit të Kredisë janë Banka Popullore dhe bankat dhe shtëpitë e kursimeve që kanë marrë leje për themelim dhe punë nga guvernatori i Bankës Popullore.
Në pajtim me Vendimin për përmbajtjen dhe mënyrën e funksionimit të Regjistrit të Kredisë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 186/13, 74/15 dhe 77/15), bankat janë të detyruara të dërgojnë të dhëna për të gjithë bankat e vendit dhe të jashtme, jo-rezidentë, të gjithë institucionet vendase jo-bankë, të gjithë institucionet tjera jofinanciare në vend me ekspozim total ndaj rrezikut të kredisë mbi 300 mijë denarë, si dhe për të gjithë personat fizikë, tregtarë individual, persona fizikë që në pajtim me Ligjin për kompani tregtare nuk llogariten si tregtarë, me ekspozim total ndaj rrezikut të kredisë mbi 5 mijë denarë.
Shtëpitë e kursimeve duhet të paraqesin të dhëna të veçanta për të gjithë personat juridikë me ekspozim total ndaj rrezikut të kredisë mbi 50 mijë denarë dhe për të gjithë personat fizikë, tregtarë individual, persona fizikë të cilët në pajtim me Ligjin për kompani tregtare, janë me ekspozim total ndaj rrezikut të kredisë mbi 5 mijë denarë.
Banka Popullore i përdor të dhënat nga Regjistri i Kredisë si pjesë e zbatimit të funksionit të saj mbikëqyrës, nga aspekti i analizës së rrezikut të kredisë ndaj të cilës janë të ekspozuara bankat dhe shtëpitë e kursimeve gjatë operacioneve të tyre. Bankat dhe shtëpitë e kursimeve i përdorin të dhënat nga Regjistri i Kredisë si një mjet ndihmës në vlerësimin e aftësisë për kredi për çdo klient të ri ose huamarrës ekzistues.
Rikujtojmë se të dhënat e Regjistrit të Kredisë nuk mund të jenë bazë e vetme për marrjen e vendimit gjyqësor ose ndonjë vendimi tjetër që prodhon efekt juridik ndaj ndonjë personi ose ndikon ndjeshëm mbi atë person. Në rast të të dhënave personale jo të plota, jo të sakta ose të pa përditësuara, kërkuesit e të dhënave duhet t’i drejtohen bankës/shtëpisë së kursimeve e cila do t’i dorëzojë të dhënat personale dhe të kryejë ndryshimet përkatëse në të dhënat e dorëzuara.
Raportin që e lëshon Banka Popullore me kërkesë të një personi fizik, përmban të dhëna për shumën e detyrimeve dhe institucioneve që i kanë raportuar në datën e fundit të paraqitjes së të dhënave nga ana e bankave dhe shtëpive të kursimit. Përveç kësaj, raporti përmban edhe një përmbledhje të detyrimeve të kërkuesit si dorëzanës.
Parashtrimi i kërkesës
Raportin mund të kërkojë personi fizik personalisht ose përmes një personi të autorizuar. Raporti ka karakter informues dhe nuk mund të shërbejë për përfitimet e kërkuesit. Të dhënat kryesisht lëshohen për ekspozimin e kredisë të personave fizikë.
Banka Popullore iu përgjigjet vetëm kërkesave që janë parashtruar në formën e përcaktuar në Udhëzimin për zbatimin e Vendimit për përmbajtjen dhe mënyrën e funksionimit të Regjistrit të Kredisë.
Në pajtim me Udhëzimin, kërkesat parashtrohen personalisht nga kërkuesi ose personi autorizuar, përmes sportelit të Arkivit të Bankës Popullore, në Bul. „Kuzman Josifovski-Pitu“ nr. 1, në Shkup, çdo ditë pune, në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15:45.
Formulari për kërkesën dhe personin e autorizuar mund merret në sportelin e Arkivit të Bankës Popullore ose të shkarkohen nga internet faqja e Bankës Popullore (shkarko formularin).
Parashtrimi i kërkesës përmes personit të autorizuar
Nëse raporti kërkohet përmes personit të autorizuar, paraqitja e autorizimit të vërtetuar në notar është e detyrueshme. Formularin për autorizim, i cili i referohet vetëm marrjes së të dhënave nga Regjistri i Kredisë, merret në sportelin e Arkivit të Bankës Popullore ose shkarkohet nga internet faqja e Bankës Popullore (shkarko formularin).
Raporti i Regjistrit të Kredisë nuk u jepet personave të autorizuar, autorizimi i të cilëve nuk është specifikuar për të kërkesë për të dhëna nga Regjistri i Kredisë.
Përgjigje lidhur me kërkesat e parashtruara
Përgjigjet, gjegjësisht raportet lëshohen në formën e një formulari të përcaktuar. Dhënia e përgjigjeve, në këtë periudhë, për shkak të gjendjes me pandeminë e Kovid-19 kryhet të martën dhe të enjten, në periudhën prej orës 15 deri në orën 16. Afati për përgatitjen e përgjigjes për kërkesën e parashtruar është pesë ditë pune. Pas përpunimit të kërkesave, punonjësit e Bankës Popullore kontaktojnë kërkuesin ose personi e autorizuar në numrat e telefonit për kontakt që janë regjistruar në kërkesë. Në raste kur kërkuesi nuk është banor i Shkupit, nëse kërkesa është parashtruar deri në orën 11, raporti me të dhënat përgatitet dhe lëshohet gjatë ditës së njëjtë të punës.
Marrja e përgjigjeve për kërkesat e parashtruara
Përgjigjet, gjegjësisht raportet për kërkesat e parashtruara nga personat fizikë merren personalisht ose përmes personit të autorizuar. Kërkuesi e vërteton identitetin e tij duke paraqitur një dokument të vlefshëm për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë). Në raste kur përgjigjen e merr personi i autorizuar, ai legjitimohet me një dokument të vlefshëm për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë).
Gjatë marrjes së përgjigjes për kërkesën e parashtruar, personi i cili e merr raportin firmos shembullin e përgjigjes që mbetet në Bankën Popullore. Shembulli që i jepet kërkuesit, detyrimisht, për shkak të të dhënave personale jepet në zarf të mbyllur.
Banka Popullore nuk lëshon raport tjetër në afat më të shkurtër se 30 ditë, gjegjësisht në periudhën midis dy datave raportuese në të cilat bankat/shtëpitë e kursimeve nuk kanë bërë ndryshime në bazën e të dhënave.