Komiteti për Politikë Operative Monetare (KPOM) është trup punues i formuar nga Këshilli i Bankës Popullore në vitin 2005, për të ndjekur në mënyrë të rregullt dhe efikase dhe për rishikim profesional të gjendjes dhe zhvillimeve në ekonomi, në funksion të vendimeve monetare. Kryetar i Komitetit është guvernatori, kurse anëtarë të Komitetit janë: tre viceguvernatorët e Bankës Popullore, dy anëtarë joekzekutivë të Këshillit, ekonomisti kryesor, dhe udhëheqësit e drejtorive, aktivitetet e punës dhe kompetencat e të cilëve lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e politikës monetare. Guvernatori dhe viceguvernatorët janë anëtarët e Komitetit me të drejtë vote, ndërsa në rast të numrit të njëjtë votash, votën vendimtare e ka kryetari. Në mbledhjet e Komitetit shqyrtohen zhvillimet e realizuara dhe të parashikuara në sektorin monetar, real, fiskal dhe atë të jashtëm, zhvillimet në tregjet financiare të vendit dhe ato ndërkombëtare dhe propozime për përcaktimin dhe zbatimin operativ të politikës monetare. Në bazë të propozimeve për përcaktimin dhe zbatimin operativ të politikës monetare dhe diskutimeve e anëtarëve të Komitetit, anëtarët me të drejtë vote marrin vendime për përcaktimin e politikës monetare dhe zbatimin operativ të instrumenteve monetare.

Dinamika e mbajtjes së mbledhjeve të Komisionit përcaktohet me Kalendar, i cili është në pajtueshmëri me fillimin e periudhave të përmbushjes së rezervës së detyrueshme. Banka Popullore i komunikon vendimet për pozicionimin e politikës monetare të cilat janë miratuar në mbledhjet e Komitetit për Politikë Operative Monetare përmes njoftimeve për shtyp.