Marrëveshja kapitale e Bazelit paraqet një prej sfidave më të mëdha të mbikëqyrjes bankare në nivel ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për metodologji komplekse për përcaktimin e mjaftueshmërisë së kapitalit, që në masë të madhe përkon dhe del nga rrjedhat e gjendjeve të tregjeve ndërkombëtare financiare. Gjegjësisht, paraqitja dhe zhvillimi i prodhimeve të reja bankare dhe instrumentet dhe metodat e reja për menaxhim me rreziqet bankare imponuan nevojën për ndryshime serioze në Marrëveshjen Kapitale të vitit 1988, me të cilën vendosen parimet themelore për përcaktimin e shumës së nevojshme të kapitalit për mbulim të rreziqeve ndaj të cilëve është e ekspozuar një bankë gjatë punës së sajë. Si pasojë e zhvillimeve dhe ndryshimeve të këtilla, Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrje Bankare në vitin 1999 e filloi procesin e revizionit të Marrëveshjes Kapitale, me qëllim të zhvillimit të një kornize të re për përcaktimin e bazës kapitale. Në vitin 2004, Komiteti i Bazelit e miratoi tekstin përfundimtarë të Marrëveshjes Kapitale, e njohur si Bazel II. Me miratimin e sajë, në një numër të madh vendesh të botës filluan aktivitete për futjen dhe aplikimin të dispozitave të kësaj marrëveshjeje. Metodologjia për përcaktimin e mjaftueshmerisë së kapitalit në vendin tonë është në pajtueshmëri me qasjen e standardizuar të Bazel II.

Si rezultat i krizës globale financiare e cila filloi në vitin 2007, në vitet paraprake, rregullatorët nacional financiarë dhe organizatat ndërkombëtare financiare ndërmorën aktivitete të rëndësishme për forcimin e sistemit financiarë dhe rritjen e rezistencës së tij. Si pjesë e atyre aktiviteteve, rëndësi të veçantë kanë aktivitetet e Komitetit të Bazelit për Mbikëqyrje Bankare. Që nga paraqitja e krizës deri sot, Komiteti ka përpunuar më shumë propozime për promovimin e kornizës së përhershme kapitale dhe forcimin e standardeve prudente dhe ka bërë ndryshime në pjesë të ndryshme të marrëveshjes. Në atë vijë janë edhe ndryshime e fundit të Marrëveshjes Kapitale të Bazelit, të njohura si Bazel III, të cilat ishin të miratuara nga ana e trupit më të lartë të Komitetit të Bazelit në gusht dhe shtator të vitit 2010.


Basel II: International Convergence of Capital Measurement and Capital Standards: a Revised Framework


Basel Committee's response to the financial crisis


International regulatory framework for banks (Basel III)


Me qëllim implementimin e standardeve të Bazelit brenda Unionit Evropian, u miratua Rregullore e Unionit Evropian nr. 575/2013 dhe Direktiva e Unionit Evropian 2013/36.

Regulation (EU) No 575/2013 of the European Parliament and of the Council of 26 June 2013 on prudential requirements for credit institutions and investment firms and amending Regulation (EU) No 648/2012


Directive 2013/36/EU of the European Parliament and of the Council of 26 June 2013 on access to the activity of credit institutions and the prudential supervision of credit institutions and investment firms, amending Directive 2002/87/EC and repealing Directives 2006/48/EC and 2006/49/EC

Në vendin tonë janë duke u zhvilluar aktivitete për adaptim me standardet ndërkombëtare të kapitalit dhe të likuiditetit të përcaktuara me Bazel III, ose me Rregulloren e Unionit Evropian nr. 575/2013 dhe Direktivën e Unionit Evropian nr. 2013/36.