Informacione për konsumatorët
Në këtë pjesë janë paraqitur informacione dhe të dhëna të dobishme për konsumatorët / klientët e bankave dhe shtëpive të kursimit. Informimi është bazë për marrjen e vendimit të duhur në lidhje me produktet dhe shërbimet e ofruara ose të siguruara nga institucionet financiare. Në të njëjtën kohë, edukimi më i mirë financiar dhe informimi më i mirë i klientëve mundëson përfshirjen e tyre më të madhe në rrjedhat financiare dhe shfrytëzimin e avantazheve nga produkte dhe shërbime të ndryshme. Aspekt i rëndësishëm për përfshirjen financiare të klientëve është informimi dhe ndërgjegjësimi i tyre në lidhje me të drejtat gjatë shfrytëzimit të produkteve dhe shërbimeve të caktuara financiare.
Banka Popullore, së bashku me bankat dhe shtëpitë e kursimit, punon vazhdimisht në përmirësimin e informimit dhe njohurive të klientëve, gjë që është në interes të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe mirëqenies sociale.