KRAHASIMI
I TARIFAVE PËR SHËRBIMET MË PËRFAQËSUESE

FJALOR

Termat dhe përkufizimet për shërbimet më përfaqësuese të përfshira në pasqyrën e Krahasimit

Mirëmbajtja e llogarisë pagesore

Ofruesi i shërbimeve pagesore mban llogari pagesore për konsumatorin me qëllim që t'i mundësojë atij përdorimin e saj.

Përdorimi online i shërbimeve që lidhen me llogarinë pagesore

Ofruesi i shërbimeve pagesor i mundëson konsumatorit përdorimin e shërbimeve që lidhen me llogarinë pagesore nëpërmjet internetit, ose aplikacionit celular.

Transferta e kredisë në denarë

Konsumatori i jep udhëzim ofruesit të shërbimeve pagesore që e mban llogarinë e tij pagesore të kryejë transfertën e mjeteve monetare nga llogaria e tij pagesore në favor të një llogarie tjetër, në denarë.

Transferta e kredisë në euro jashtë vendit

Konsumatori i jep udhëzim ofruesit të shërbimeve pagesore që e mban llogarinë e tij pagesore të kryejë transfertën e mjeteve monetare nga llogaria e tij pagesore në favor të një llogarie tjetër jashtë vendit, në euro.

Transferta e kredisë në valutë të ndryshme nga euro-ja jashtë vendit

Ofruesi i shërbimeve pagesore pranon mjetet monetare me transfertën e kredisë nga jashtë, me qëllim shumën e duhur të mjeteve monetare për t'u transferuar dhe vënë në dispozicion të konsumatorit.
Të hyrat nga jashtë Ofruesi i shërbimeve pagesore pranon mjetet monetare me transfertën e kredisë nga jashtë, me qëllim shumën e duhur të mjeteve monetare për t'u transferuar dhe vënë në dispozicion të konsumatorit.
Urdhëresë e përhershme Ofruesi i shërbimeve pagesore, në pajtim me udhëzimet e konsumatorit, kryen transferta të rregullta të kredisë të shumave fikse/të përcaktuara të mjeteve monetare nga llogaria e pagesave të konsumatorit në favor të një llogarie tjetër.
Lëshimi i kartelës debitore Ofruesi i shërbimeve pagesore lëshon kartelë pagesore që lidhet me llogarinë pagesore të konsumatorit. Për shumën e çdo transaksioni pagesor të kryer me përdorimini e kartelës debitore, drejtpërdrejt dhe në tërësi zvogëlohet gjendja e mjeteve monetare të disponueshme në llogarinë pagesore të konsumatorit, në të cilën është përfshirë edhe mbitërheqja e lejuar.
Lëshimi i kartelës kreditore Ofruesi i shërbimeve pagesore lëshon kartelë pagesore që lidhet me llogarinë pagesore të konsumatorit. Shuma totale e transaksioneve të kryera me këtë kartelë në datën e dakorduar ngarkohet tërësisht ose pjesërisht nga llogaria pagesore e konsumatorit. Ofruesi i shërbimit të pagesave mund të llogarisë dhe të ngarkon interes për shumën e përdorur, në pajtim me kontratën për lëshimin dhe përdorimin e kartelës kreditore të lidhur me konsumatorin.
Tërheqja e parave të gatshme Konsumatori tërheq para të gatshme nga llogaria e tij e pagesës.
Mbitërheqja e lejuar Në bazë të marrëveshjes për mbitërheqjen e lejuar, ofruesi i shërbimeve pagesore vë në dispozicion të llogarisë së pagesave të konsumatorit shumën e dakorduar të fondeve që mund ta përdor konsumatori kur llogaria e pagesës nuk ka më mjete monetare të veta. Në marrëveshjen për mbitërheqjen e lejuar përcaktohet shuma maksimale e mjeteve monetare që mund t'i marrë hua konsumatori, si dhe tarifat dhe interesat, nëse ngarkohen nga ofruesi i shërbimeve pagesore.

Fjalor i termave që përdoren në pasqyrën e Krahasimit

Bankomati Pajisja elektromekanike që u mundëson konsumatorëve të tërheqin para të gatshme nga llogaritë dhe/ose u siguron qasje në shërbime të tjera.
Kartela debitore Kartela pagesore që i mundëson mbajtësit të paguajë mallra dhe shërbime, të tërheqë dhe/ose depozitojë para të gatshme, ku shuma ngarkohet menjëherë ose në fund për një periudhe të definuar paraprakisht nga mjetet monetare të disponueshme në llogarinë e pagesës së përdoruesit të shërbimeve pagesesore.
Kartela kreditore Kartela pagesore që i mundëson mbajtësit të paguajë për mallra dhe shërbime, të tërheqë dhe/ose të depozitojë para të gatshme, ku shuma e transaksionit, pjesërisht ose plotësisht, detyrohet paguesi, në datë të caktuar paraprakisht të muajit, në bazë të marrëveshjes së veçantë për kredinë e disponueshme lidhur ndërmjet ofruesit të shërbimeve pagesore dhe përdoruesit të shërbimeve pagesore, me të cilën përcaktohet nëse, me çfarë norme dhe në çfarë mënyre do të llogaritet dhe do të ngarkohet interesi për shumën e marrë hua.
Kartelë pagesore me parapagesë Instrumenti pagesor në të cilin ruhen paratë elektronike.
Kanali Mënyra në të cilën shërbimi që është përfshirë në Pasqyrën Krahasimit të Tarifave kërkohet, përdoret ose ofrohet. Për qëllimet e pasqyrës së krahasimit, janë marrë parasysh kanalet në vijim: sporteli, bankomati, interneti dhe aplikacioni celular. Përveç mbajtjes së llogarisë pagesore, përdorimit online të shërbimeve që lidhen me llogarinë e pagesave, të hyrat nga jashtë, lëshimi i kartelës debitore ose kreditore dhe mbitërheqjes së lejuar, klienti duhet të zgjedhë kanalin përmes së cilës synon të aksesojë në shërbimin.
KIBS Sistemi i pagesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes të cilit kryhen transaksionet e pagesave të mundësuara nga ofruesit e shërbimeve pagesore me shërbimin e transfertës së kredisë, në shumë individuale deri në 1 milion denarë me neto shlyerje shumëpalëshe të shtyrë ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave.
MIPS Sistemi i pagesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes të cilit kryhen transaksionet e pagesave të mundësuara nga ofruesit e shërbimeve pagesore me shërbimin e transferimit të kredisë, në shumë individuale mbi 1 milion denarë dhe transaksionet e pagesave urgjente pavarësisht nga lartësia e shumës individuale, me shlyerje në bazë bruto dhe në kohë reale ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave.
Interneti/aplikacioni celular Kanali përmes të cilit ofruesi i shërbimeve pagesore i mundëson konsumatorit qasje në shërbim nëpërmjet internetit ose nëpërmjet pajisjes që mund të përdoret për komunikim në distancë, si p.sh.: celulari, telefoni inteligjent ose tableti.
Aplikacioni celular Aplikacioni softuerik që përdoret për nisjen e pagesave, ku të dhënat e pagesës dhe udhëzimet e pagesës transmetohen dhe/ose konfirmohen nëpërmjet komunikimit celular dhe teknologjisë së transmetimit të të dhënave nëpërmjet pajisjeve celulare, siç janë telefonat inteligjent, tabletët, orët inteligjente dhe të ngjashme.
Kompensimi Të gjitha kostot dhe gjobat, nëse janë paraparë, që konsumatori ia ka paguar ose duhet t'ia paguajë ofruesit të shërbimeve pagesore, për ose në lidhje me shërbimet që lidhen me llogarinë e pagesave.
Online Mundësia për t'u lidhur nëpërmjet rrjetit të disponueshëm të komunikimit publik, siç është interneti, për shkak të përdorimit të shërbimeve të caktuar.
Llogaria pagesore Llogarinë të cilën e mban ofruesi i shërbimeve pagesore në emër të një ose më shumë përdoruesve të shërbimeve pagesore dhe që përdoret për të kryer transaksione pagesore.
Llogari pagesore me funksione bazë Llogaria pagesore me funksionet bazë përfshin përdorimin e shërbimeve të mëposhtme të pagesave nga neni 73 i Ligjit për Shërbimet Pagesore dhe Sistemet Pagesore: 1) shërbime që i mundësojnë të gjitha veprimet e nevojshme për hapjen, mirëmbajtjen dhe mbylljen e llogarisë pagesore; 2) shërbime që mundësojnë pagesën e mjeteve monetare dhe tërheqjen e parave të gatshme nga llogaria pagesore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nëse është drejpërdrejt në sportelet e ambientit të punës të ofruesit tek i cili është hapur llogaria apo përmes rrjetit të ATM-së gjatë ose jashtë orarit të punës të ofruesit të shërbimeve pagesore dhe 3) kryerjen e transaksioneve të mëposhtme pagesore: - debitimi direkt, - transaksionet e pagesave me kartelë pagesore, duke përfshirë edhe pagesat online dhe - transferimi i kredisë, duke përfshirë edhe urdhëresë e përhershme, nëpërmjet terminaleve bankare, sporteleve në ambientet e punës të ofruesve dhe nëpërmjet përdorimit online, nëse janë objekt i ofertës nga ofruesi i shërbimeve pagesore. Më tepër informata për llogarinë pagesore me funksionet bazë janë të përfshira në broshurën e disponueshme në linkun si vijon: LLOGARIA PAGESORE ME FUNKSIONET BAZË
Tarifë Dokument/çmimore që tregon lartësinë e tarifave për shërbimet që lidhen me llogarinë e pagesave që i ofron ofruesi i shërbimeve pagesore dhe që duhet t'i sigurojë në filialet e tij dhe në ueb faqen e tij, në dispozicion të konsumatorëve.
Llogaria e pagesës pjesë e një pakoje Ofruesi i shërbimeve pagesore ofron llogari pagesore në pako me produkte dhe/ose shërbime të tjera nga ato të përcaktuara për llogarinë pagesore me funksion bazë, llogaria e pagesës në denarë dhe llogaria e pagesës në valutë ndryshe nga denari. Ofruesi i shërbimeve pagesore vendos se cilat produkte dhe/ose shërbime do të përfshihen në llogarinë e pagesës si pjesë e një pakoje, ku për ato ngarkon tarifë të vetme totale.
Taksë regjistrimi Tarifa që ofruesi i shërbimeve pagesore ngarkon me regjistrimin e instrumentit të pagesave bazuar në kartelën që i lëshon përdoruesit të shërbimeve pagesore nën kodin BIN (ang. Bank Identification Number code) të ofruesit të shërbimeve pagesore, në skemën e tij ose në skemë tjetër të pagesës me kartelë.
Tarifa e anëtarësimit Tarifë që e ngarkon ofruesi i shërbimeve pagesore për mirëmbajtjen e instrumentit të lëshuar të pagesës bazuar në kartelën e përdoruesit të shërbimeve pagesore, i regjistruar nën kodin BIN (ang. Bank Identification Number code) të ofruesit të shërbimeve pagesore, në skemën e tij ose në skemë tjetër të pagesës me kartelë.
Frekuenca e kompensimit Fushë në pasqyrën e krahasimit që ofron informacion për atë se sa shpesh ofruesit e shërbimeve pagesore ngarkojnë tarifat.
Sporteli Ambienti i punës i nëpunësit zyrtar të autorizuar nga ofruesi i shërbimeve pagesore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve pagesore për konsumatorët, e cila ndodhet në kornizat e ambientit të punës më të gjerë tek ofruesi i shërbimeve pagesore.
BEN/SHA/OUR BEN (ang. beneficiary) – tarifa për kryerjen e transferimit të kredisë është në ngarkesë të marrësit.
OUR (ang. our) – tarifa për kryerjen e transferimit të kredisë është në ngarkesë ndaj paguesit.
SHA (ang. shared) – tarifa për kryerjen e transferimit të kredisë ndahet ndërmjet paguesit dhe marrësit.
Vendi Republika e Maqedonisë së Veriut - në rast se gjatë kryerjes së transaksionit të pagesës për përdoruesin e paguesit të shërbimeve pagesore dhe/ose përdoruesit të marrësit të shërbimeve pagesore dhe/ose ofruesi i shërbimeve pagesore të marrësit dhe/ose paguesit, shteti rezident është Republika e Maqedonisë së Veriut.
Jashtë vendit Çdo shtet tjetër përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rast se përdoruesi i paguesit të shërbimeve pagesore dhe/ose përdoruesi i marrësit të shërbimeve pagesore dhe/ose ofruesi i shërbimeve pagesore të marrësit dhe/ose të paguesit nuk janë rezidentë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe rastet kur transaksionet e pagesave kryhen edhe në denarë.