Dokumenti informativ i tarifave është dokument që u jep informacione konsumatorëve në lidhje me tarifat për shërbimet
pagesore më përfaqësuese, respektivisht për shërbimet më të përfaqësuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Këto janë shërbime që lidhen me llogarinë pagesore që konsumatorët përdorin më shpesh dhe që i ekspozojnë ata ndaj
tarifës më të lartë totale ose individuale.
Ofruesi i shërbimeve pagesore është i detyruar t'i japë konsumatorit dokumentin informativ të tarifave përpara se
ai të lidh marrëveshjen kornizë të shërbimeve pagesore.
Të gjitha dokumentet aktuale informative të tarifave në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë paraqitur
më poshtë, të ndara në katër kategori në varësi të llojit të llogarisë pagesore. Gjithashtu, dokumentet informative
të tarifave shfaqen nga ofruesit individualë të shërbimeve pagesore.
Dokument informativ për tarifat*:
* Të gjitha informacionet janë të disponueshme vetëm në gjuhën maqedonase.