Agjenti i shtetit
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për llogari të organeve të pushtetit shtetëror dhe organeve të administratës shtetërore, mund të kryejë veprime depozituese, plasman dhe tregtim të letrave me vlerë, qarkullim pagesor dhe veprimtari të tjera financiare (neni 50 i Ligjit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë).
Banka Popullore nuk garanton detyrimet e ndërmarra të organeve dhe nuk blen drejtpërdrejt instrumente të tyre të borxhit. Shteti mund të marrë hua vetëm për financimin e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar ose në rastin e kredive ose huazimeve me afat maturimi deri në 1 ditë, pa mundësi ripërtëritjeje dhe vazhdimi (neni 51 dhe neni 52).
Rregullore për letrat shtetërore me vlerë