Sot, në Ohër përfundoi Forumi i Katërt për TI nën organizimin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, në të cilin morën pjesë tridhjetë e katër ekspertë të TI-së nga pesëmbëdhjetë banka qendrore. Pjesëmarrësit e Forumit, gjatë tre ditëve të kaluara, përmes prezantimeve dhe debatit të hapur shpërndanin njohuritë dhe eksperiencat e tyre për aspekte të ndryshme të zhvillimit dhe mirëmbajtjes së aplikacioneve të shërbimeve të TI-së. Përveç kësaj, ndër tjerash, vëmendje u kushtua jo vetëm në praktikat më të mira në procesin e zhvillimit dhe standardizimit të zgjidhjeve softuerike të cilat përdoren në bankat qendrore, por edhe faktorëve kyç për sigurimin e kualitetit të lartë për menaxhim të ciklit të tyre jetësor dhe mirëmbajtjes së tyre. Në një pjesë të diskutimeve theksi u vendos në: Sistemet për përpunimin e pagesave, procesin për planifikim të zhvillimit të aplikacioneve dhe mënyra e shpërndarjes së prioriteteve të projekteve, menaxhimi i të drejtave për qasje në aplikacion, ruajtja e të dhënave në institucionet e bankave qendrore dhe menaxhimi i tyre, futjen e softuerit për menaxhim të bazave të mëdha për të dhëna, si dhe platformën e TI-së për biznes analizë të të dhënave.
Me qëllim të krahasimit të praktikave nacionale, përfaqësues të të gjithë bankave qendrore të cilat morën pjesë në Forum kishin prezantimet e tyre të cilat i prezantuan eksperiencat e tyre dhe planet e mëtejme për përmirësimin e procesit për zhvillim të aplikacioneve, me theks të veçantë në metodën e shpejtë për zhvillim të aplikacioneve me përdorimin e SCRUM teknikës. Pas çdo prezantimi, ekspertët e TI-së patën diskutime të thella dhe frytdhënëse. Në kuadër të diskutimeve, pjesëmarrësit jo vetëm që krahasuan eksperiencat e prezantuara me eksperiencat e tyre, por gjithashtu iniciuan sugjerime për zgjidhje të mundshme të cilat do të kontribuojnë për menaxhim të mëtejshëm të zhvillimit dhe mirëmbajtjes së aplikacioneve të shërbimeve të TI-së në bankat qendrore në përgjithësi.
Përfaqësuesit e BPRM-së gjithashtu mbajtën prezantimet e tyre, përmes cilave, prezantuan procesin e planifikimit dhe menaxhimit të projekteve për zhvillim të aplikacioneve në bankën tonë qendrore. Në diskutimin e zhvilluar pas këtyre prezantimeve, ndër tjerash u theksua se BPRM-ja posedon një proces mirë të zhvilluar për planifikim dhe zhvillim dhe se eksperiencat e tyre mund të përdoren nga institucionet tjera të bankave qendrore.
Gjatë diskutimeve të Forumit, pjesëmarrësit, në mënyrë analitike dhe krahasuese, shpërndanin edhe eksperienca për rastet të zhvillimit dhe mirëmbajtjes së aplikacioneve dhe shërbimeve të TI-së nga ana e subjekteve të jashtme të angazhuara dhe raste kur tërë procesi është i menaxhuar dhe realizuar nga ekspertët e TI-së të cilët punojnë në bankat qendrore. Përveç tjerash, u diskutua rreth çështjes nëse aplikacionet duhet të zhvillohen nga subjekte të jashtme ose të brendshme dhe se vendimi i tillë para së gjithash varet nga tregu i vendit ku vepron banka qendrore, ndërsa për vendet ku tregu nuk është i gjerë, si në rastin e Maqedonisë, ka një numër faktorësh të cilët tregojnë nevojën për të kërkuar më shumë aplikacione dhe shërbime të TI-së të cilët i përdorin institucionet e bankave qendrore që të prodhohen, zhvillohen dhe të mirëmbahen nga ekipet e tyre profesionale të TI-së. Më shumë folës theksuan se projektet për zhvillim të aplikacioneve në masë të madhe varen nga njerëzit dhe motivimi i tyre, gjë që detyron bankat qendrore edhe më tej të investojnë më shumë jo vetëm në infrastrukturën e tyre të TI-së, por edhe në forcimin e kapacitetit të stafit profesional në këtë fushë. Në këtë kontekst, diskutimet mbështetën përpjekjet e BPRM-së që përmes këtij Forumi tradicional bankar për TI, i cili është unik në këtë pjesë të Evropës, të kontribuojë në ngritjen e nivelit të njohurive në mesin e TI ekspertëve të bankave qendrore pjesëmarrëse.
Në fund të Forumit, të gjithë pjesëmarrësit ndanë mendimin se ai e arriti qëllimin e tij, respektivisht eksperiencat dhe mendimet e ndara, si dhe përfundimet e arritura bashkërisht në lidhje me këta çështje do të kontribuojnë për përmirësimin e zhvillimit dhe mirëmbajtjes së aplikacioneve dhe shërbimeve të TI-së midis bankave qendrore, përfaqësuesit e të cilave morën pjesë në diskutimet treditore dhe gjithashtu do të vendoset komunikim në të ardhmen për çështje të reja të hapura nga kjo fushë.