Sot, përfundoi me sukses Konferenca e njëmbëdhjetë për pagesa dhe infrastrukturë të tregut, e titulluar “Koha është për digjitalizim”, e organizuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Holandës. Gjatë tre ditëve të kaluara, në Ohër, përfaqësues të 21 bankave qendrore nga rajoni i Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Lindore, Bashkësisë të Shteteve të Pavarura, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, si dhe përfaqësues nga sektori financiar i vendit, diskutuan, polemizuan dhe këmbyen eksperienca për sfidat e digjitalizimit dhe pagesave. Kontribut të veçantë në këto diskutime patën përfaqësuesit e lartë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane, bankat qendrore të cilat i përkasin Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, Banka për Shlyerje Ndërkombëtare dhe Banka Botërore.
Duke përshëndetur përfundimin e suksesshëm të një konference tjetër për pagesa dhe infrastrukturë të tregut, Viceguvernatorja Maja Kadievska-Vojnoviq shprehu kënaqësi për prezantimet dhe diskutimet e ekspertëve të cilat kontribuojnë për përmirësimin e kuptimit të teknologjive të reja dhe rregullativave në sferën e pagesave, gjë që do të lehtësonte zbatimin e tyre në Republikën e Maqedonisë. Në atë kontekst, viceguvernatorja theksoi se BPRM-ja dhe Ministra e Financave përgatisin një projektligj për shërbime pagesore dhe sistemet e pagesave i cili transpozon një sërë të rregullativave më të rëndësishme të BE-së për këtë sferë. Me miratimin e këtij projektligji, përgatitja e të cilit është në fazën përfundimtare, pritet zmadhim i konkurrencës në sferën e pagesave përmes hyrjes së ofruesve të ri jobankar të shërbimeve pagesore, paraqitjes së zgjidhjeve inovativeve për kryerjen e pagesave, zvogëlimin e kostos për shërbime pagesore, sigurimin e mbrojtjes më të mirë të konsumatorëve dhe menaxhimin e sigurisë së pagesave digjitale.
“11-të vjet me radhë, BPRM-ja dhe Banka Qendrore e Holandës, në Ohrin e bukur, organizojnë konferencën për pagesa dhe infrastrukturë të tregut. Ky edicioni i 11-të u fokusua në sfidat me të cilat ballafaqohen rregullatorët mes digjitalizimit gjithnjë më të fortë të pagesave. Për atë shkak tema ishte “Koha është për digjitalizim”. Si rezultat i aplikacioneve të cilat mundësojnë pagesa përmes telefonave celularë, dallimet mes vendeve fizike dhe virtuale zhduken gjithnjë e më shumë. Përveç kësaj, me pagesat e menjëhershme mundësohet kryerje e pagesave 24 orë në ditë, që mbështet funksionimin e pandërprerë të ekonomisë”, theksoi presidenti i Konferencës, Mihil Van Duvern, nga Banka Qendrore e Holandës. Ai, gjithashtu, theksoi se BPRM-ja dhe Banka Qendrore e Holandës mbështesin zhvillimin e produkteve të reja për kryerje të pagesave dhe hyrjen e ofruesve të ri të tyre, siç është “FinTech” sektori dhe se bashkëpunimi i mirë ndërmjet gjithë palëve do të mundësojë infrastrukturë të sigurt dhe stabile për pagesa.
Në fund të Konferencës, pjesëmarrësit e Republikës së Maqedonisë, mes cilëve edhe përfaqësues të të gjithë bankave afariste, sistemeve të pagesave, si dhe ofruesve të ri potencial të shërbimeve pagesore nga “FinTech” sektori, njëzëri ndanë përshtypjen se mbajtja e saj sjell përfitime të mëdha për industrinë pagesroe në ekonominë e vendit, dhe se në atë kontekst, edicioni i sivjetmë do të kontribuojë për tejkalimin e sfidave të cilat procesi i digjitalizimit i bart në vete.
Pjesëmarrësit e jashtëm mbështetën përpjekjen e BPRM-së të jetë nxitëse për këmbimin e eksperiencave dhe diskutimeve për digjitalizim mes ekspertëve të bankave qendrore, sistemeve të pagesave, bankave, “FinTech” sektorit dhe institucioneve pagesore. Gjithashtu u theksua se njohuritë e reja të cilat përfaqësuesit e më shumë bankave qendrore i përfituan pikërisht përmes kësaj konference do të jenë thelbësore për disa nga përpjekjet e tyre të mëtejshme në sferën e digjitalizimit. Kjo është edhe një konfirmim konkret se BPRM-ja, nëpërmjet veprimtarisë së saj ndërkombëtar, monitorimit analitik të tendencave dhe sfidave botërore dhe organizimit të këtij lloji të ngjarjeve, arrin të bëhet jo vetëm një pjesëmarrës, por edhe nxitës dhe mbështetës i proceseve të ndryshimeve jo vetëm në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar.