Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në konferencën shkencore me titull: “Sfidat e ardhme të zhvillimit ekonomik dhe politikat ekonomike në Republikën e Maqedonisë”, e cila u mbajt më 4 dhe 5 tetor në Ohër, nën organizimin e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, dhe e mbështetur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë. Në konferencë u prezantuan më shumë punime nga përfaqësues të fushës shkencore dhe politikëbërësit, si platformë për identifikimin e sfidave për rritjen në periudhën e ardhshme dhe definim të prioriteteve në raport me reformat dhe politikat kyçe për arritjen e rritjes më të lartë të qëndrueshme. Fjalën e saj në këtë konferencë shkencore e mori edhe Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dr. Anita Angelovska-Bezhoska, e cila e prezantoi temën: “Koordinimi i politikës monetare dhe fiskale në Maqedoni”.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}