Sot, nën organizimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë u mbajt takim i përbashkët i përfaqësuesve të kompanive anëtare të Odës me Guvernatoren e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, D-r Anita Angelovska-Bezhoska.
Në takim u diskutuan disa çështje duke përfshirë ambientin aktual makroekonomike dhe situatën e sistemit bankar. Duke pasur parasysh rëndësinë e stabilitetit makroekonomik dhe financiarë gjatë miratimit të vendimeve të biznesit dhe planeve të kompanive, theks i veçantë u vendos mbi diskutimin e pritjeve të fundit të Bankës Popullore në këtë drejtim, dhe sidomos skenarit makroekonomik për periudhën e viteve 2018-2019. Në këtë kontekst, Guvernatorja e BPRM-së dha një pasqyrë të detajuar të supozimeve kryesore për ambientin e jashtëm i cili është veçanërisht i rëndësishëm për një ekonomi të vogël dhe të hapur si ekonomia maqedonase. Në këtë mënyrë, u theksua se ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet por me rreziqe më të theksuara në kontekst të proteksionizmit më të theksuar tregtar global.
Në rrjedhën e mëtejshme të diskutimit u shqyrtuan projeksionet e Bankës Popullore sa i përket aktivitetit ekonomik, inflacionit, pozitës së jashtme të ekonomisë dhe aktiviteti kreditues në sistemin bankar të vendit. Guvarnatorja theksoi se edhe këto projeksione të fundit tregojnë baza të shëndosha të ekonomisë, me potencial të rritjes, pa presione mbi rezervat e inflacionet dhe valutore, të cilat janë në zonë të sigurt. Mbështetje për ekonominë pritet edhe nga sistemi bankar, i cili vazhdon të jetë stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar. Në takim gjithashtu u shqyrtuan edhe treguesit e fundit makroekonomikë dhe financiarë, ku u konstatua se rrjedhat kryesisht janë në pajtim me pritjet, me përjashtim të aktivitetit ekonomik i cili ishte me i dobët si pasojë i rënies së investimeve dhe tregon nevojë për ringjallje më të shpejtë dhe më të fortë të ciklit të investimeve. Rëndësi e veçantë iu kushtua rreziqeve të mundshme të brendshme dhe të jashtme në periudhën vijuese.
Në pjesën e dytë të takimit, Guvernatorja e BPRM-së zhvilloi diskutim frytdhënës edhe me përfaqësuesit e anëtareve të Odës dhe u përgjigj në pyetjet e shumta të adresuara prej tyre. Në takim u theksua se një diskutim i këtillë dhe dialog i hapur me Guvernatoren e bankës qendrore ka rëndësi të veçantë për njohje më të mirë të biznes komunitetit me pikëpamjet e BPRM-së të cilat janë vendimtare për vendimmarrjen e bankës qendrore gjë që më vonë reflektohet në ekonominë e përgjithshme.
Ky takim u mbajt me qëllim të promovimit të borxhit publik-privat. Në fund të takimit, Guvernatorja e BPRM-së, D-r Aniga Angelovska-Bezhoska dhe Kryetari i Odës, Z. Branko Azeski bashkërisht theksuan se takimet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se edhe më tej do të punohet në përmirësimin e bashkëpunimit dhe komunikimit mes bankës qendrore të Republikës së Maqedonisë dhe biznes komunitetit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}