Sot, në hapësirat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) u mbajt konferenca fillestare e projektit Twinning Light “Forcimi i kapaciteteve të sistemit për luftë kundër falsifikimit të Euro-së”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE). Në implementimin e këtij projekti do të marrin pjesë Ministria e Punëve të Brendshme, BPRM dhe Banka Qendrore e Gjermanisë, ndërsa aktivitete e projektit do të realizohen me përkrahjen e ekspertëve nga Bankat Qendrore të Austrisë dhe Kroacisë.
Qëllimi i përgjithshëm i Projektit është të mbështetet vendosja e sistemit të fortë dhe efikas për mbrojtje të interesave financiare kombëtare të vendit dhe të interesave financiare të BE-së përmes monitorimit efikas të falsifikimit të Euro-së. Në kuadër të aktiviteteve të projektit do të zhvillohet një analizë e funksionimit të sistemit për luftë kundër falsifikimit të kartëmonedhave dhe monedhave, ku do të definohen mangësitë e tij dhe do të jepen rekomandime për përmirësimin e tij.
Në hapjen e konferencës, e cila sot shënoi fillimin e këtij projekti, morën fjalën Ministri i Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski, Viceguvernatorја е BPRM-së, z-nja. Emilija Nacevska, Shefi i Delegacionit të BE-së, z. Samuel Zhbogar dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Tomas Gerberih. Në këtë mënyrë, në kuadër të ngjarjes, më hollësisht u prezantuan qëllimet dhe aktivitetet e projektit të cilat janë planifikuar të realizohen, si dhe rezultatet të cilat pritet të arrihen.
Pritet që, implementimi i këtij projekti të rezultojë në përmirësimin dhe harmonizimin e mëtejshëm të kornizës ligjore dhe metodologjisë të sistemit për luftë kundër falsifikimit të Euro-së si dhe forcimin e kapaciteteve administrative në këtë drejtim. Ndër të tjera, pritet që si rezultat i aktiviteteve të projektit të jetë edhe përmirësimi dhe integrimi i bazës së të dhënave dhe IT sistemit i cili përdoret në luftën kundër falsifikimit të Euro-së në këtë vend.
Vlerësohet që ky projekt i rëndësishëm Twinning Light i financuar nga BE do të kontribuojë edhe në forcimin e bashkëpunimit midis të gjithë institucioneve relevante të vendit dhe të huaja. Ky projekt është i rëndësisë të veçantë edhe për BPRM-në duke pasur parasysh faktin se njëri nga qëllimet strategjike të bankës qendrore është ruajtja e cilësisë së lartë të kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim.
Realizimi i aktiviteteve të iniciuara të projektit të cilat synojnë forcimin e kapaciteteve të sistemit për luftë kundër falsifikimit të parave do të zgjasë tetë muaj edhe për këtë janë ndarë 250.000 euro nga BE.
|
Галерија на фотографии - почетната конференција на Твининг лајт проектот - 15.01.2019 |