Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së zhvilloi mbledhjen e rregullt në të cilën u shqyrtua gjendja ekonomike në vend, zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit si dhe treguesit për ekonominë e vendit
Më 8 gusht 2017 u zhvillua mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së, në të cilën u shqyrtua gjendja ekonomike në vend, zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit si dhe treguesit për ekonominë e vendit në kontekst të qëndrimit të politikës monetare.
Në mbledhjen e Komitetit, gjendja ekzistuese monetare ishte e vlerësuar si adekuate për kushtet aktuale ekonomike. Komitetit vlerësoi se numri më i madh i treguesve të rëndësishëm për politikën monetare nuk regjistron ndonjë devijim të konsiderueshëm nga pritjet, por ka pika ku ka nevojë për kujdes të caktuar.
Duke pasur parasysh ndryshimet në potencialin likuid të bankave në periudhën e muajit korrik për rezervën e detyruar, në mbledhje u vendos që të kryhet një përshtatje e shumës së bonove të bankës qendrore. Në këtë kuptim, në ankandin e bonove të bankës qendrore që do të mbahet më 9 gusht, oferta e bonove të bankës qendrore do të kapi shumën e 25.000 milionëve denarëve, respektivisht për 2.361 më e ulët milionë denarë në raport me shumën e matururar.
Në kushte të këtilla, gjatë prezencës së paqartësisë së caktuar dhe rreziqeve, norma e interesit për bonot e bankës qendrore mbeti e pandryshuar në nivel prej 3,25%.
Në këtë mënyrë krijohen kushte për kompensim të ndryshimeve në potencialin likuid të bankave, si dhe ruajtjen e mjeteve likuide në depozita të disponueshme tek Banka Popullore, të cilat mund të mobilizohen me efikasitet për mbështetje të mëtejshme kreditore të sektorit privat.
Për sa u përket treguesve konkretë ekonomikë, pas amullisë së aktivitetit ekonomik në tremujorin e parë, treguesit me frekuencë të lartë tregojnë përmirësim të gjendjes së ekonomisë për tremujorin e dytë. Ky konstatim mbështetet në rritjen e prodhimit industrial, pas zvogëlimit të tij në tremujorin e parë, përshpejtimin e rënies së aktivitetit ndërtues, si dhe përshpejtimin e rritjes së tregtisë. Megjithatë, të dhënat e disponueshme me frekuencë të lartë për tremujorin e dytë janë të kufizuara, që e vështirëson mundësinë e formimit të një vlerësimi të saktë të dinamikës së aktivitetit në këtë tremujor. Për sa i përket trajektores së projektuar deri në fund të vitit, realizimet më të ulëta në tremujorin e parë krijojnë rreziqe teposhtë për projeksionet e PBB-së prej 2,5% për tërë vitin 2017.
Të dhënat e qershorit për inflacionin tregojnë përshpejtim të moderuar të normës vjetore të inflacionit në 1,2% ku rritja mesatare vjetore e çmimeve në shtatë muajt e parë është 0,9%. Këto realizime janë fillimisht si rezultat i inflacionit bazë, dhe në masë më të vogël i çmimeve të energjisë. Çmimet e ushqimit vazhdojnë të kenë kontribut negativ ndaj ndryshimit mesatarë të çmimeve që gradualisht zvogëlohet. Realizimet në inflacion, janë kryesisht në vijë me projeksionin, ndërsa pritjet për supozimet hyrëse për çmimet importues të prodhimeve primare janë kryesisht teposhtë, por megjithatë, jashtëzakonisht të ndryshueshme. Në rrethana të këtilla, rreziqet rreth projeksionit të inflacionit mesatar për vitin 2017 (1,3%) vlerësohen si të balancuara.
Gjatë muajit korrik, potenciali likuid i bankave në tregjet e vendit vazhdoi të zvogëlohet, kryesisht nën ndikimin e faktorëve sezonal të lidhur me kërkesën e rritur të parave të gatshme në denarë në periudhën e pushimeve vjetore. Bankat i kompensuan mjetet e nevojshme likuide përmes zvogëlimit të plasmanëve në instrumente monetare afatshkurtër tek Banka Popullore dhe një pjesë e konsiderueshme u neutralizua me tregti në tregun e parasë. Kështu, në korrik bankat kanë aktivitiet relativisht të lartë tregtar në tregun e depozitave ndërbankare me maturitet deri në një javë, edhe më tej, një pjesë të likuiditetit bankat e siguruan duke tregtuar me letra me vlerë në tregun sekondar.
Të dhënat përfundimtare monetare që nga muaji qershor i vitit 2017 tregojnë rritje të depozitave në total në bazë mujore (për 0,8%) në raport me zvogëlimin e tyre gjatë pesë muajve paraprakë. Rritja mujore është pothuajse në tërësi si rezultat i rritjes së depozitave të amvisërive dhe depozitat e korporatave gjithashtu kanë një kontribut të moderuara në rritjen mujore. Depozitat në total regjistruan rritje prej 7,6% në bazë vjetore, që është ende nën projeksionet për tremujorin e dytë, por ky hendek vazhdimisht ngushtohej gjatë tremujorit. Aktiviteti kreditues në qershor vazhdoi të rritet me një dinamikë solide, gjatë rritjes së mbështetjes kreditor të sektorëve të korporatave dhe amvisërisë. Rritja vjetore e kredive në qershor është 5,8% (me efket të izoluar nga ndryshimet e rregullativës) dhe është mbi pritjet për tremujorin e dytë të vitit 2017.
Në qershor, zhvillimet në tregun valutor kanë gjithashtu një dinamikë të zakontë dhe karakterizohet me ofertë të zmadhuar të valutave të huaja nga këmbyesit, që mundësoi përmbushjen e kërkesës për valuta të huaja nga klientët tjerë. Oferta e zmadhuar e valutave të huaja në tregun e këmbimit vazhdoi edhe në fillim të muajit gusht, duke mundësuar rritje të mjeteve valutore të bankave dhe ofertë më të lartë në tregun ndërbankar. Në rrethana të atilla, Banka Popullore intervenoi me blerje të valutave të tepërta nga bankat mbështetëse.
Rezervat valutore, në përgjithësi, lëvizin në drejtim të pritur, ku zvogëlimi i tyre në korrik është i lidhur me shlyerjen e rregullt të borxhit të shtetit. Kështu, me rëndësi të veçantë janë zhvillimet në tregun valutorë të cilat janë stabile, me zhvillime të zakonshme sezonale dhe pa prezencë të rreziqeve. Gjithashtu, treguesit për rezervat valutore vazhdojnë të qëndrojnë në nivel adekuat.
Për sa u përket realizimeve në bilancin e pagesave, të dhënat për muajin prill dhe maj sugjerojnë realizime më të mira në transaksionet rrjedhëse dhe financiare në raport me projeksionin e muajit prill. Në konstatime të këtilla shpijnë edhe të dhënat për statistikë të tregtisë së jashtme të cilat tregojnë një deficit të realizuar më të ulët se sa pritej në tremujorin e dytë të vitit 2017.
Në tregjet ndërkombëtarë në korrik, pasiguritë politike në SHBA lidhura me implementimin e reformave të planifikuara të administratës së presidentit Trump dhe përveç kësaj edhe me marrëdhëniet e jashtme politike me venet tjera ishin një shtytës i rëndësishëm në zvogëlimin e vlerës së dollarit amerikan në raport me euron. Nga ana tjetër, në atë drejtim veprojnë edhe reagimet e theksuara në tregje të qëndrimeve të BQE-së lidhura me pozicionimin e politikës monetare në pajtueshmëri me vëzhgimet pozitive për ekonominë e Eurozonës.
Për të përmbledhur, në mbledhje u konstatua se kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare si dhe rreziqet ekzistuese tregojnë në atë se tani për tani pozicionimi i politikës monetare është adekuat. Pozita e jashtme e shikuar përmes realizimeve te rezervat valutore është në përgjithësi brenda pritjeve dhe tregoi ruajtje të themeleve të shëndosha ekonomike. Në konstatim të këtillë shpijnë edhe të dhënat për flukset kreditore dhe në të njëjtën kohë edhe realizimet në kursime në muajin qershor japin sinjale të favorshme dhe afrim gradual kah projeksionet.
Banka Popullore edhe gjatë periudhës së ardhshme me kujdes do t'i përcjellë të gjithë treguesit ekonomikë dhe zhvillimet në ekonominë e vendit, ku ndryshimet e ardhshme në politiken monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga zhvillimet në ekonominë e vendit dhe sektorin e jashtëm.