Prezantim për kanalin e ri të pagesave ndërkufitare në euro
Më 22 dhe 23 janar të vitit 2018, në hapësirat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë u mbajt prezantim për kanalin e ri të pagesave ndërkufitare në euro përpara përfaqësuesve të rreth 100 kompanive vendase të cilat kryejn sasi të konsiderueshme të tregtisë së jashtme.
Konkretisht, nga fillimi i vitit 2017, në Bankën Popullore filloi të funksionoi kanali i ri për pagesa ndërkufitare ne euro, përmes lidhjes së Sistemit maqedonas ndërbankar të pagesave (MIPS) me sistemin e pagesave TARGET 2 (Trans-European Automated Real-time Gross settlement Express Transfer system) të Eurosistemit. Realizimi i këtij projekti kapital paraqet gjeneratën e dytë të reformatorëve në fushën e sistemeve të pagesave dhe ishte realizimi i rekomandimit për krijimin e një kanali alternativ për pagesa në euro, në pajtim me IPA-projektin “Vlerësimi i nevojave të BPRM-së”, i zbatuar nga ana e përfaqësuesve të Bankës Qendrore Evropiane dhe bankave qendrore në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtij projekti është të zvogëlohen harxhimet për pagesat ndërkufitare në euro dhe shkurtohet koha e transaksioneve.
Gjatë prezantimit, kompanitë u njoftuan me përfitimet nga kanali i ri i pagesave ndërkufitare në euro, respektivisht si mund të kryhen pagesa më të lira, më të shpejta dhe më të sigurta në euro. Për promovim dhe përdorim më të gjërë të këtij kanali të ri të pagesave Banka Popullore përgatiti një fletushkë me informata më të hollësishme për mënyrën në të cilën kompanitë dhe personat fizik mund të kryejn pagesa në euro.
Banka Popullore edhe gjatë periudhës së ardhshme do të përkushtohet në promovimin e kanalit të ri për pagesa ndërkufitare në euro me qëllim të informimit të përdoruesve nga afër për shërbimet për pagesa dhe përfitimet nga përdorimi i tyre.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}